Më 24 prill 1998 filloi ofensiva e madhe ushtarako-policore për marrjen e pikës strategjike në rrafsh të Dukagjinit, atë të Jabllanicës. Në këtë kohë luftimet u zgjeruan në Drenicë ndërsa në Llap pati përforcime policore – ushtarake.
Në natën mes 22 e 23 prillit 1998, derisa rreth 60 vetë nga Hereçi e Sllupi po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë, afër pikës C-2 në malet e Koshares, diku rreth orës 5:45 të mëngjesit ndeshen në pritën e organizuar të forcave ushtarako-policore serbe, ndaj të cilëve u përdorën edhe helmet kimike.
Aty u ekzekutuan njëzet prej tyre. Më 26 prill, nga sulmet artilerike mbi Baballoq me rrethinë shkatërrohen 20 shtëpi dhe vriten 10 shqiptarë. Më 27 prill granatohen fshatrat Hulaj dhe Voksh dhe në këtë sulm vriten 3 shqiptarë dhe 4 ushtarë serbë.
Më 3 maj sërish merr hov operacioni ushtarak për pastrimin e rajonit kufitar. Sulmohen fshatrat e Rekës së Keqe – Ponosheci, Brovina, Batusha e Morina.
Luftimet për një kohë zgjerohen në Komoran, Sllatinë dhe në komunën e Rahovecit. Granatohen fshatrat Ratkoc, Radostë, Bratotin dhe Brestoc. Gjatë operacioneve pushtuese, forcat serbe më 26 maj 1998 sulmuan edhe Deçanin, ku ishte vija e parë e fronit në këtë pjesë të Dukagjinit.
Me këtë rast një pjesë e popullsisë u zu rob dhe u dërgua në Kishën e Deçanit, e cila gjatë luftës ishte shndërruar në kamp përqendrimi për shqiptarët.
Në këtë kohë në Deçan u vranë e u masakruan 16 shqiptarë: Bajram Gogaj, Nexhat Ibërhysaj, Haxhi Gogaj, Jahir Ibërhysaj, Haxhi Ibërhysaj, Xaje Kuçi, Haxhi Boshtraj, Hajdar Kuçi, Bekë Shabanaj, Tafë Shabanaj, Shaban Osaj, Haxhi Cacaj, Zize Cacaj, Beqir Cacaj, Qaush Bajraktari dhe Time Bajraktari. Ndërkaq në luftimet e përgjakshme të zhvilluara në Deçan bien heroikisht luftëtarët e lirisë: Himë Mushkolaj, Isa Kuçi, Ragip Cacaj dhe Valdet Kuçi. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A