LAJMI I FUNDIT:

Skender Buzaku shpall vetën reis të ri të BFI-së

Skender Buzaku shpall vetën reis të ri të BFI-së

Skender Buzaku nga selia e Bashkësisë Fetare Islame ka deklaruar se ai me vendim gjyqësor është reisi i ri i BFI-së.

“Kemi dërguar letër deri tek Policia Financiare për të bërë inspektimin e punës tek BFI. Tani për tani nuk mund të japim asgjë. Nesër do të jeni të njoftuar do të vazhdoni punën. Unë jam Skender Buzaku, reisi i ri në bazë të vendimit të Gjykatës.


“Raportet do të inspektohet se si është punuar në BFI. Nuk ka nevojë të takohem me Mulla Sulën. Nuk ka puç në BFI, të gjitha aktet janë bërë në përputhje me aktet e BFI-së”, ka deklaruar Buzaku.

Tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi (Foto)
Lexo po ashtu Tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi (Foto)

Ndryshe, një grup personash janë futur pasditen e sotme në Bashkësinë Fetare Islame me pretekstin se Gjykata Themelore Shkup ka marrë vendim për shkarkimin e kryetarit të BFI-së Sulejman Rexhepi.

Grupi i cili është futur në BFI këmbëngul se Gjykata Themelore Shkup 2 ka pranuar kërkesën që kryetar i ri i BFI-së të jetë Skender Buzaku dhe se vendimi gjatë ditës së nesërme do të shpallet në Gazetën Zyrtare./Telegrafi/

Rexhepi: Nuk përkulemi ndaj kërcënimeve, ata janë mjete të pushtetit (Video)
Lexo po ashtu Rexhepi: Nuk përkulemi ndaj kërcënimeve, ata janë mjete të pushtetit (Video)

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori