Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Sulejman Rexhepi, është deklaruar për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në këtë institucion.

Ai tha se janë të shqetësuar që kjo ndodh në institucionin e myslimanëve, duke shtuar se ai nuk frikësohet as nga policia, e as nga pushteti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rexhepi kërkoi nga partitë politike që ta ngrisin zërin për këtë rast, ndryshe paralajmëroi se do të kyçet në fushatën parazgjedhore dhe do të ftojë qytetarët mysliman që të mos votojnë asnjëherë.

“Rijaseti i BFI-së është i shqetësuar dhe nuk ka dashur që kjo të ndodh asnjëherë. E keqja bëhet shpejt dhe le pasoja afatgjate, ndërsa me të mirën nuk është kështu. Ky shtet është shtet policor. Dhe këtu funksionon vetëm pushtet ekzekutiv, nuk ka as pushtet legjislativ, as gjyqësor, as Prokurori të pavarur. Kërkojmë që rrënjësisht kjo punë të ndryshohet. Shpresat tona kanë qenë duke u bazuar në premtimet e strukturës që është në pushtet sot. Kanë pasur premtime të pamohueshme, që do të bëjnë reforma në juridikë, sundimin e të drejtës dhe reforma tjera, për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Por për fat të keq nuk është ashtu”.

Tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi (Foto) Tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi (Foto)

“Ndjehemi fajtor që ju kemi besuar atyre. Besimi mes BFI-së dhe strukturave qeveritare është afër zeros. Kjo punë, nëse ne jemi shkaktarë, shteti dhe pushteti është dashur të jetë i shqetësuar. Në vend që ta ruajmë qetësinë dhe harmoninë, që të mundemi të ndihmojmë pushtetin, ata na e kanë marrë këtë devizë nga duart. Kanë kërkuar nga unë që të dal t’u them qytetarëve të votojnë për ta, se ata janë në parajsë. Kam bindjen se çdo kush që kërkon liri pa kufi, kërkon anarki. Ne nuk kemi forcë dhe neve na shtypin, forcën e ka pushteti”.

“Të gjitha subjektet politike të proviencës islame të ngren zërin, pasi asnjëherë nuk do të kenë vota nga myslimanët. Ndryshe do të kyçemi edhe në propagandën parazgjedhore. Disa subjekte politike luftojnë për karrige dhe interesa personale”, tha mes tjerash Rexhepi.

Skender Buzaku shpall vetën reis të ri të BFI-së Skender Buzaku shpall vetën reis të ri të BFI-së

I pyetur për deklaratat e Skender Buzakut, i cili sot theksoi se është udhëheqësi i ri i BFI-së, Rexhepi tha se ai është mjet i pushtetit.

Rexhepi foli edhe për kryeministrin Zaev, për të cilin tha se është dashur ta telefonojë për këtë ngjarje, duke theksuar se kur i është dashur e ka telefonuar./Telegrafi/