LAJMI I FUNDIT:

Skulptura më e madhe në botë në formë shpeze, me një hapje krahu deri në 45 metra (Video)

Skulptura më e madhe në botë në formë shpeze, me një hapje krahu deri në 45 metra (Video)

Me gjerësi prej 60 metrash, 21 metra lartësi dhe një hapje krahu prej 45 metrash, kjo është skulptura më e madhe në botë, që ka formën e një shpeze.

Struktura kolosale nga betoni, që ndodhet në Kerala të Indisë është emëruar Jetayu Earth Center, për finalizimin e së cilës janë kaluar deri në gjashtë vjet, transmeton Telegrafi.


Ideja fillestare ishte e regjisorit dhe skulptorit indian, Rajiv Anchal i cili gjithmonë kishte ëndërruar që ta sillte në jetë, krijesën mitike Jetayu.

Sipas legjendës Hindu, Jetayu u gjend pranë princeshës Sita, derisa po kidnapohej nga mbreti i demonëve Ravana. Kur Jetayu tentoi ta shpëtonte princeshën, Rava ia këputi krahun me shpatë.

Që të përshtatet me historinë legjendare edhe kjo skulpturë, e ka vetëm një krah. Fakti që është në shpinë, me kthetrat lart dhe sqepin e hapur, tregon për dhimbjen që ndjenë.

Anchal ka thënë për media, se modelin e kësaj skulpture e kishte paraqitur në Departamentin e Turizmit, kur ishte në shkollë të mesme në vitin 1980. Megjithëse kishte marrë lëvdata, nuk është bërë asgjë për ta jetësuar skulpturën gjigante.

Gjithçka është vendosur shumë më vonë dhe u përzgjodh pikërisht ky punim, për qendrën e ndërtuar për nder të sigurisë së gruas.

“Jetayu tregon për një kohë të vjetër, kur edhe krijesat e egra mbronin kafshët dhe kujdeseshin për një jetë të përbashkët në Tokë” ka thënë mes tjerash Anchal.

Turistët kanë mundësi të qëndrojnë në kokën e shpezës, për të parë ambientin nga këndvështrimi i zogut.

Ambientet e brendshme janë të ndara në salla të ndryshme, ndërsa përjashta ka parqe për shëtitje dhe pushim. /Telegrafi/