LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën festë basketbolli me moton “Bashko Pjesën Tënde” për të ndihmuar të sëmurët me autizëm

Të shtunën festë basketbolli me moton “Bashko Pjesën Tënde” për të ndihmuar të sëmurët me autizëm
(Foto: basketbolli.com)

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në bashkëpunim me organizatën “Autizmi Flet” kanë organizuar konferencë për media për t’i shpalosur detajet e organizimit të aktivitetit të përbashkët kushtuar personave me autizëm me moton “Bashko Pjesën Tënde”.

Aktiviteti i FBK-së dhe organizatës “Autizmi Flet” do të mbahet më 27 prill (e shtunë) prej orës 12:00 deri në 14:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.


Të pranishme në konferencë ishin Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së, Violeta Hyseni, Drejtoreshë e OJQ-së “Autizmi Flet”-Kosovë dhe Sara Habibaj, anëtare e Bordit Profesional të kësaj organizate.

“Për Federatën e Basketbollit të Kosovës është kënaqësi të jetë bashkorganizatore e një aktiviteti kushtuar personave me autizëm. Kjo është hera e parë që po organizojmë diçka të tillë dhe besoj që nuk do të jetë e fundit. Kur e kemi marr kërkesën nga organizata ‘Autizmi Flet’ ne nuk hezituar për asnjë moment që të kontribuojmë për ta festuar në mënyrën më të mirë të mundshme muajin prill, e që është edhe muaji për personat me autizëm”.

“Andaj në kuadër të këtij aktiviteti ne kemi paraparë që Kosova U-16 ta zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin e basketbollit të kësaj gjenerate të Qendrës Social-Edukative ‘Don Bosko’ – Prishtinë”.

“Ftoj të gjithë adhuruesit e sportit që të shtunën në ora 12:00 të jenë të pranishëm në palestrën në Pallatin e Rinisë në mënyrë që sa më shumë t’u japim përkrahje personave me autizëm dhe kështu ta përmbyllim muajin prill, muajin e autizmit me një festë basketbolli”, ka thënë Elvira Dushku, sekretare e përgjithshme e FBK-së.

“Jemi shumë të lumtur që po e organizojmë një aktivitet të basketbollit për personat me autizëm, andaj para ndeshjes Kosova U16 – Don Bosko U1ne 6 kemi paraparë që ta zhvillojmë një ndeshje për fëmijët me autizëm. E falënderojmë Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe Qendrën Social-Edukative “Don Bosko” – Prishtinë për bashkëpunimin, si dhe Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prishtinës që na ka bërë të mundur që ti organizojmë shkollat fillore të Prishtinës që në mënyrë të organizuar të vijnë për ta përcjell këtë aktivitet të shtunën”.

“Bileta për këtë aktivitet është 1 (një) Euro dhe të hollat që do të grumbullohen do t’ju dedikohen rasteve sociale me autizëm e që në organizatën tonë janë gjithsej 10”.

“Me këtë aktivitet ne duam që bashkërisht ta sensibilizojmë opinionin në përkrahje të personave me autizëm dhe për këtë arsye u bëjë thirrje të gjithëve që në numër sa më të madh të jenë të pranishëm më 27 prill në ora 12:00 në palestrën në Pallatin e Rinisë, sepse fëmijët dhe personat me autizëm kanë nevojë për përkrahjen e të gjithë neve”, ka deklaruar Violeta Hyseni, drejtoreshë e OJQ-së “Autizmi Flet”- Kosovë.

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori