Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq e shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petroviq, kanë vizituar fermerët e rajonit të Anamoravës, ku kanë parë për së afërmi kushtet në të cilat punojnë këta fermer dhe janë njoftuar edhe me sfidat me të cilat përballen ata në zhvillimin e veprimtarive bujqësore.
Me këtë rast, ministrja Ziviq, i ka njoftuar ata më hollësisht me Programin për Pagesa Direkte dhe me Programin për Bujqësi dhe Zhvillimin Rural të MBPZHR-së për këtë vit dhe ka theksuar se përmes masave përkrahëse të këtij programi do të ofrojnë mbështetje për shumë kultura e veprimtari bujqësore. Ajo theksoi se në programet mbështetëse të këtij viti, që qëllim kanë zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në gjithë vendin, do të përfitojnë edhe fermerët e kësaj ane dhe me këtë rast ajo ju ka bërë thirrje që të aplikojnë në këto programe, përmes të cilave do ta zgjerojnë përkrahjen për shumë sektor të bujqësisë, duke ndikuar kështu edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Fermerët e kësaj ane kanë bashkëbiseduar me ministren Ziviq për shumë tema rreth bujqësisë dhe mundësive për punësim në këtë sektor. Po ashtu, atyre iu është bërë ftesë që në vazhdimësi të shtrojnë para institucioneve idetë dhe kërkesat e tyre, në mënyrë që ato të adresohen në politikat mbështetëse.
Ministrja Ziviq, ka vlerësuar angazhimin e këtyre fermerëve që në mënyrë të vazhdueshme kanë zhvilluar veprimtaritë e tyre me mjetet e tyre vetanake dhe theksoi se nuk do të mungojë as mbështetja institucionale për të iu ofruar atyre mundësi edhe më të mëdha për zgjerimin e veprimtarive të tyre bujqësore përmes granteve investive.
Gjatë kësaj vizite, ishte pjesëmarrës edhe Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Zhvillimit Rural, Bajram Imeri, i cili në hollësi ua ka prezantuar fermerëve kushtet dhe kriteret të cilat duhet t’i përmbushin fermerët për të përfituar në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e me këtë rast ata janë njoftuar edhe me masat mbështetëse të cilat pritet të shpallen shumë shpejt nga MBPZHR-ja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit