Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, ka përçuar mesazhin për paqe dhe dashuri për të gjithë besimtarët, duke porositur që të gjithë së bashku të promovojnë paqen dhe shpresën për një të ardhme më të mirë.
Në pritjen e organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës për Festën e Pashkëve katolike në katedralen “Shën Tereza” në Prishtinë, morën pjesë zyrtarë të institucioneve shtetërore të Kosovës, kreu i Bashkësisë Islame në Kosovë, myftiu Naim Tërnava, përfaqësues të misionit paqeruajtëse të KFOR-it dhe të tjerë.
Në fjalën e tij, imzot Dodë Gjergji kërkoi më tepër mirëkuptim dhe më shumë vepra të mira për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë.
“Porositë që i kemi bërë vend për paqe, ata që kanë dashur e kanë dëgjuar, por ju dëshiroj mirëseardhje për të ndarë me ne këtë moment feste dhe gëzimi të ringjalljes së zotit tonë Jezu Krishtit, i cili na mbush të gjithëve me paqe dhe shpresë dhe dashuri, dhe dëshiroj të ftoj të gjithë të pranishmit që të bëhemi njerëz, të cilët do ta ndërtojmë shpresën në popullin tonë. Ky është mesazhi kryesor që kam dashur ta jap gjatë këtyre ditëve, sepse disi ata që po i vrasim shpresën njëri-tjetrit ditë për ditë duke e promovuar e duke treguar me gisht vetëm të keqen, por na duhen gjëra të mira. Ka shumë njerëz të mirë, ka shumë burra dhe gra që vuajnë, sakrifikojnë, punojnë për të rindërtuar të ardhmen e fëmijëve të vet dhe vendit tonë, andaj le të bëhemi të gjithë promovuesit e paqes dhe të shpresës për një të ardhme më të mirë”, porositi ai.
Ndryshe, Festa e Pashkëve cilësohet ndryshe nga besimtarët e saj si ”Festa e festave dhe mbreti i të gjitha ditëve”. Kjo festë ka simbolizohet nga Veza e kuqe e Pashkës dhe Buka e Pashkës.
Veza e kuqe e Pashkës është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve është po aq e vjetër sa edhe Krishterimi, ndaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit.
Veç vezës, është edhe Buka e Pashkës e cila gatuhet dhe hahet në këtë festë. Në Bukën e Pashkës bie në sy veza e kuqe e vendosur në mes, e cila simbolizon ëmbëlsinë dhe lumturinë, gjendur edhe në fjalët e Zotit dhe lutjet e besimtarëve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?