LAJMI I FUNDIT:

Të dielën mot me diell në Kosovë

Të dielën mot me diell në Kosovë

Gjatë fundjavës intervale më të gjata me diell, të dielën dhe të hënën më ngrohtë. Ditën e martë më freskët, mundësi edhe për shi.

Fushat e presionit të lartë do të kushtëzojnë përmirësim të motit dhe intervale më të gjata me diell gjatë ditëve të fundjavës, derisa nga Afrika veriore masa më të ngrohta ajrore do të sjellin mot më të ngrohtë, nga dita e diel dhe ditën e hënë.


Ditën e martë, një turbullirë me masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit, do të kaloj mbi rajon që do të zbresin temperaturat, ndërsa nga Mesdheu fusha të presioni të ulët do të sjellin vranësira dhe mundësi për reshje shiu.

Nga dita e mërkurë fushat e presionit të lartë sërish pritet të fuqizohen që do të favorizojnë kthjellime, e masat e ngrohta do të rrisin temperaturat edhe mbi 20C.

20.04 – Kryesisht me diell, pasdite pjesërisht vranët.
21.04 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.
22.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Ditën dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen.
23.04 – Më freskët dhe me erë, kryesisht me vranësira. Kohëpaskohe me reshje shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë.
24.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare, me tendencë të rritjes edhe mbi këto vlera. Minimale do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 15C deri në 20C, mirëpo ditën e martë mund të zbresin deri në 13C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare të shtunën, nga verilindja 4-6m/s, e ditën e diel nga juglindja 1-3m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, por që mbetet mbi vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori