Manastiri Shaolin është njëri ndër tempujt më të famshëm në Kinë, i njohur si djep i shkathtësive luftarake kineze dhe japoneze, por njëkohësisht ka qenë edhe shkolla më e mirë e shkathtësive luftarake dhe djep i kung fu-së
Me ndihmën e forcës së jashtëzakonshme, fleksibile dhe shkallës së lartë të përballimit të dhembjeve, ky grup interesant i luftëtarëve budistë, ka arritur reputacionin dhe famën botërore, transmeton Telegrafi.
POMPAT NË DY GISHTA
Murgjit kanë ditë intensive dhe plot stërvitje. Ngrohjen e fillojmë me shirita stafete në kombinim me kërcimet në largësi. Pastaj radha u vjen pompave, të cilat ata i bëjnë në vetëm dy gishta. Këto ushtrime jo vetëm që godasin gjoksin tuaj, por mund t’ju lëndojnë seriozisht nëse nuk jeni në formë. Ky ushtrim bëhet në dhjetë seri, ndërsa pjesa e parë e stërvitjeve zgjat dy orë. Pastaj kalohet në pjesën luftarake të stërvitjeve, më saktë në kung fu.
https://www.youtube.com/watch?v=EL1Nvy6bMDs
Mjeshtrit e vjetër të kung fu-së në sesione të gjata u demonstrojnë studentëve të rinj. Shumica e vijuesve kanë vetëm 11 ose 12 vjet. Ajo që impresionon më shumë, derisa shikoni murgjit Shaolinë, është mungesa e plotë e ndjenjës për sigurinë personale. Mirëpo kjo vetëm në shikim të parë duket kështu, në të vërtetë me stërvitje të drejtë këto lëvizje nuk janë aq të rrezikshme.
POZA SHEUJI: QËNDRIMI NË KOKË NJË ORË
Poza sheuji e cila përfshin qëndrimin në kokë me ndihmën e duarve, bëhet në fillim 10 minuta, pastaj gjysmë ore, ndërsa në fund një orë të plotë. Stërvitja sheuji në tërësi shmang stërvitjen me pesha, me arsyetimin që peshat nuk na janë të nevojshme nëse nuk mundemi të ngremë trupin tonë me ndihmë e duarve.
Studimi i Journal of Strength and Conditioning Research, ka krahasuar stërvitjen tradicionale të rezistencës me pesha bashkë me stërvitjet pliometrike dhe kalistenike dhe ka ardhur në përfundim që muskujt njësoj mundeni t’i formoni edhe me ushtrime të thata, si edhe me ushtrime tradicionale siç janë pompat dhe ngritja e vdekur.
https://www.youtube.com/watch?v=ESI0dprAojU
REGJIMI I USHQIMIT MANTAU
Sekreti qëndron në dietën Shaolin e cila quhet mantau dhe përmban bukë të bardhë të përgatitur në avull, porcione të bollshme perimesh dhe peshqish. Po e vëreni që ky kuptim i ushqimit është plotësisht i ndryshëm nga besimet moderne që proteinat janë të rëndësishme në ndërtimin e muskujve.
Mugujt e grurit të cilët përdoret në dietën mantau janë të pasur me oktakozanol, me bashkim alkooli që avancojnë qarkullimin e oksigjenit nëpër muskuj, si edhe me vitaminën E, e cila zvogëlon ndjeshmërinë e muskujve. Ky është ushqimi i cili u ndihmon sportistëve të stërvitin gjithë ditën dhe minimizon lodhjen e muskujve.
STËRVITJA: SHTATË DITË NË JAVË PREJ ORËS 05:30 DERI NË 18:00
Murgjit stërvitin shtatë ditë në javë nga ora 05:30 deri në orën 18:00 me pauzë për drekë. Pas drekës pason gjumi gjysmë ore i cili u shërben për përtëritje të energjisë për pjesën tjetër të ditës.
Hulumtimet kanë treguar që pikërisht gjumi tridhjetëmintësh është më i mirë për përmirësimin e kohës së reagimeve, vigjilencës dhe efektivitetit. Tempulli Shaolin vërtet është vendi ku sundojnë rregulla të veçanta, ndërsa përkushtimi shumë i madh i mënyrës së këtillë të jetës dhe disiplina e kanë bërë këtë vend aq famshëm në gjithë botën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova