Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është pyetur këtë të premte se kush e ka vrarë Admir Muratajn, personin që dyshohet se qëndroi prapa gjithë grabitjes së Rinasit më 9 prill e mbeti i vrarë nga një “dorë” që ende nuk dihet.
I ftuar në “Repolitix”, Lleshaj thotë se nuk mund të thotë se kush e ka vrarë Muratajn pasi janë hetimet ato që do e nxjerrin në dritë.
Lleshaj ka tentuar të shpjegojë sërish deklaratën e tij se “grupi mori një goditje shkatërruese”, por nuk tha se nga dora e kujt erdhi kjo goditje, pasi vrasja e Admir Muratajt mbetet ende një mister i pazgjidhshëm.
“Zërat në media është e kotë të komentohen, ose media fantazon ose media ka marrë informacione sekrete nga një dosje që është në hetim. Sa i përket dosjes nuk kam dijeni, nuk kam kompetencë të kem dijeni për dosjen. As mund t’i pohoj as ti mohoj ato që thotë media. Unë besoj se janë fantazi se kam besim tek integriteti i njerëzve që po merren me hetimin.
Ka pasur një deklaratë të policisë që i mohon këto. Kam thënë që banda ka marrë një goditje shkatërruese sepse njëri nga anëtarët e saj ka mbetur i vrarë. Është një supozim i madh që ministri i fut hundët në dosje, e para nuk më lejohet, e dyta nuk jam i interesuar, sepse nuk më intereson në nivelin edhe personal. Kureshtja ime orientohet në drejtime të tjera.
Nuk mund të them se kush e ka vrarë Admir Murataj, kjo është një çështje që do të dalë nga hetimet. Nuk ka arsye që shefin e bandës ta vrasin shokët në aksion e sipër.
Vrasja e tij është ende e panjohur përsakohë nuk është mbyllur hetimi. Kureshtja e madhe në këtë drejtim, i mirëkuptoj gazetarët, por kam parë një diskutim malinj në ditët e para që u munduan të rrëmojnë se kush nga policët e ka bërë këtë”, tha Lleshaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës