LAJMI I FUNDIT:

Aeroplani përfshihet nga flakët, derisa gjendej në pistë – pak para fluturimit (Video)

Aeroplani përfshihet nga flakët, derisa gjendej në pistë – pak para fluturimit (Video)

Motori i një aeroplani të pasagjerëve Boeing 737 i cili operonte nga linjat ajrore të Utairit të Rusisë nga Moska në Makhachkala është përfshirë nga zjarri në pistë, pak para nisjes në aeroportin Vnukovo.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pasagjerët vunë re një shpërthim të flakëve jashtë aeroplanit dhe hapën një derë emergjente për të parë situatën.


Ata thuhet se dolën nga aeroplani, por u kthyen me kërkesën e ekuipazhit. Një pasagjer ka kapur pamjet e flakëve.

Linja ajrore tha se mosfunksionimi ishte shkaktuar nga një ndërprerje e rrjedhjes së ajrit.

“Situata është nën kontroll, aeroplani është plotësisht operacional, asgjë nuk i kërcënon udhëtarët”, kanë thënë zyrtarët e linjës ajrore, por kanë shtuar se do të përdorin një tjetër aeroplan për fluturimin në Makhachkala. /Telegrafi/