LAJMI I FUNDIT:

Sa shumë duhet të ecni çdo ditë për të humbur peshë dhe për të djegur yndyrë

Sa shumë duhet të ecni çdo ditë për të humbur peshë dhe për të djegur yndyrë

Ushtrimet fizike janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin tuaj dhe për ta reduktuar rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.

Ushtrimet e rregullta fizike janë të nevojshme edhe për humbje të peshës, por mbajtja e motivimit është gjë e vështirë nëse nuk mund ta përballoni një palestër, transmeton Telegrafi.


Fatmirësisht, një gjë për të cilën nuk mund të gjeni arsyetim është ecja – e cila është aktivitet falas dhe me rrezik të ulët.

Përveç se ecja është e mirë për shëndetin, është gjithashtu forma më e lehtë e ushtrimeve fizike të cilën shumë lehtë mund ta inkorporoni në jetën normale.

Ndonëse mund të mendoni se ecja nuk ju ndihmon ta hiqni dhjamin e tepërt që e keni, fatmirësisht ndihmon në humbje të peshës dhe djegie të yndyrës.

Por, sa shumë duhet të ecni për të humbur peshë?

Humbja e peshës është e thjeshtë – mjafton të keni deficit të kalorive që i konsumoni.

Kjo nënkupton të digjni më shumë kalori sesa që merrni.

Një deficit i 500-1000 kalorive çdo ditë nënkupton se do t’i humbni deri në 1 kilogramë për javë.

Një stil i jetesës pa aktivitet fizik kontribuon në shtim të peshës dhe në rritje të rreziqeve shëndetësore.

Në mënyrë që të humbni peshë, rekomandohet ta zvogëloni numrin e kalorive që i hani dhe njëkohësisht ta rritni aktivitetin fizik.

Ecja është mënyrë e lehtë për të djegur kalori dhe për t’i shmangur sëmundjet.

Nëse ecni 1.6 kilometra, ju do t’i digjni rreth 100 kalori.

Ndërkaq, për të djegur yndyrë, ju duhet ta arrini 60-70% të pulsit maksimal të zemrës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

Lifestyle
Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Ushqimi ideal para dhe pas ushtrimeve

Aktivitete sportive
Dekorimi më i efektshëm festiv: Shporta nga salvetat të gatshme për dy minuta! (Video)

Dekorimi më i efektshëm festiv: Shporta nga salvetat të gatshme për dy minuta! (Video)

Stil
Kalo në kategori