LAJMI I FUNDIT:

BEHARI – dera është zemra e shtëpisë

BEHARI – dera është zemra e shtëpisë

Kohëve të fundit dyert e garazhës janë bërë pjesë e domosdoshme e çdo shtëpie moderne. Dyert e garazhës të punuara nga Behari janë të veçanta për nga kualiteti i tyre. Përvoja e fituar ndër vite në biznesin e dyerve bënë që dyert rezidenciale për garazhe të jenë produkti ynë më i dalluar.

Këto janë arsyet pse duhet të zgjidhni BEHARI dhe të na besoni derën e garazhës.

PRODUKT ME JETË TË GJATË – Dyert e garazheve janë produkt i veçantë të bëra nga panele polyretan në gjendje të funksionojnë për një kohë të gjatë pa ndonjë problem. Për të mundësuar këtë, BEHARI përdor vetëm materialet më të mira të certifikuara dhe vendosjen e tyre ia beson vetëm personelit të trajnuar dhe specializuar. I gjithë procesi mbështetet nga R&D dhe departamenti për kualitet që të sigurohemi që dera të funksionojë për shumë vite. Vetëm në këtë mënyrë ju mund të siguroheni që dera do funksionojnë sigurt për kohë të gjatë dhe zero probleme.

DIZAJN I SHKËLQYER – Çdo derë e garazhës nga BEHARI është e dizajnuar të mbuloj të gjitha nevojat tuaja. Kualiteti i lartë i operimit, gama e gjerë e ngjyrave, gama e gjerë e modeleve (tek ne gjenden të gjitha dizajnët që ofrohen në treg) janë vetëm disa nga arsyet pse ju duhet të zgjidhni dyert tek ne. Sido që të jetë dukja e shtëpisë, BEHARI ofron mundësinë që të zgjidhni dizajnin dhe ngjyrën e derës që përshtatet në mënyrë të shkëlqyer me shtëpinë tuaj!

SIGURIA – Një nga çështjet që e brengos blerësin e një dere është gjithmonë siguria e saj. BEHARI kujdeset dera e prodhuar të jetë nga çeliku i galvanizuar që e bënë të sigurt dhe mban larg vizitorët e paftuar.

IZOLIMI I TEMPERATURËS – Izolimi i një dere është një nga faktorët kyç për përzgjedhjen e saj. Panelet tona lejojnë humbje minimale të nxehtësisë në ambientin e jashtëm dhe si rezultat maksimum në kursim të energjisë. Ndihmon që shtëpia të mbahet e nxehtë ne dimër dhe e freskët në verë. Pos kësaj, Qetësia është shpesh faktor i rëndësishëm i suksesit dhe efikasitetit në vend të punës dhe pushimit në shtëpi. Kjo arrihet me përzgjedhjen e dyerve nga BEHARI. Reduktimi i zërit dhe të gjitha performancat tjera janë testuar dhe aprovuar bazuar në rregulla strikte nga direktivat evropiane.

DËRGESA E SHPEJTË – Duke pas parasysh numrin e stafit, mbi 20 automjete në funksion, përvojën e gjatë në treg dhe lokacionin e prodhimit në qendër të Kosoës, BEHARI siguron që nga marrja e masës bazuar në kërkesat e klientit dera mund të arrijë të vendoset në kohën më optimale të mundshme.

PAMJA UNIFORME

ANA E JASHTME – Paneli i derës varësisht nga përzgjedhja e ngjyrës dhe modelit do të ketë pamje uniforme 100% nga ana jashtme.

ANA E BRENDSHME – Për shkak të ambientit të brendshëm pavarësisht nga përzgjedhja e ngjyrës dhe modelit nga ana e jashtme, paneli i derës në anën e brendshme është gjithmonë i bardhë më konstruksion të galvanizuar në tërësi.

Varësisht nga përzgjedhja sipërfaqja e panelit mund të jetë “stuko” (sipërfaqe e vrazhdë), “sandgrain” (sipërfaqe e zalluar – me minimum vrazhdësie) dhe “flat” (sipërfaqe e lëmuar).

Modeli i panelit mund të jetë: i rrafshët, me një vijë në mes, një vijë në qosh me vija të shpeshta, i valëzuar apo me katror. Ngjyrat standarde që punohet; e bardhë, e hirit, antracit, ngjyrë druri e hapur (golden oak) dhe ngjyrë druri e mbyllët (kafe e errët). Ngjyra të veçanta sipas kërkesës së klientit.

AKSESORË SHTESË PËR OPTIMIZIMIN E SHFRYTËZIMIT TË DERËS – Për të bërë derën sa më funksionale dhe përshtat nevojave të blerësit, BEHARI ofron mundësinë e vendosjes në derë të një game të gjerë të akesosorëve shtesë.

DERA PËR KËMBËSORË – Mundëson shmangien e rregullt të hapjes së derës në tërësi duke përdorur vetëm derën për këmbësorë që e bënë të përshtatshme sidomos në hapësira ku dera përdoret shpesh dhe ka nevojë të ruhet energjia.

VENDOSJA E DRITAREVE PËR NDRIÇIM – I mundëson derës pamje më të bukur përmes formave të ndryshme të dritareve nga katrore, katërkëndësh e harkore por edhe ndriçim për nevojat e blerësit.
Vendosja e ajrosje në derë; për shkak që dera ka një izolim të lartë përmes këtyre aksesorëve në hapësira të veçanta si bodrume përmes këtyre mundësohet ajrosja e hapësirës pa lënë mundësinë e hyrjes së insekteve apo gjallesave tjera.

DYER OBORRI DHE MOTORIZIMI I DYERVE – Pjesa më e rëndësishme e derës është motorizimi i saj. Dyert vendosen me motor që i mundëson derës hapje të lehtë me teledirigjues. Në raste emergjente dera ka gjithmonë edhe mundësinë e hapjes në mënyrë manuale. Garancioni me motor 5 vite.

Pos kësaj Behari ofron edhe dyer oborri të motorizuara dhe motorizimin e dyerve ekzistuese te oborrit pa marr parasysh mënyrën e hapjes.

Behari Doors
Tel: +38344232400 / +38344262141
Email: beharidyer@gmail.com
Facebook: Beharidoors
www.behari-ks.com

Artikull i sponsorizuar