LAJMI I FUNDIT:

“Dorëzohet” Maduro, Venezuela pranon ndihmat e para humanitare

“Dorëzohet” Maduro, Venezuela pranon ndihmat e para humanitare

Vullnetarët e Kryqit të Kuq shpërndanë të martën pakot e para me ndihma humanitare për popullin e Venezuelës.

Presidenti, Nicolás Maduro, më herët kishte thënë se vendi i tij nuk do të pranonte lëmoshë, por kërkoi që çështja të mos politizohet.

Venezuela prej vitesh përballet me një krizë humanitare e cila detyron çdo ditë rreth 5,500 veta që ta braktisin vendin e tyre duke emigruar në shtetet fqinje.


Venezuela priti të martën dërgesën e parë me ndihma humanitare nga Kryqi i Kuq.

Sipas mediave, përcjell oranews.tv, 24 tonë medikamente, pajisje të thjeshta spitalore dhe gjeneratorë elektrikë nisën t’u shpërndahen qendrave vendore të shëndetit, të cilat prej javësh po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike.

Ato vijnë pas një takimi që presidenti venezuelian, Nicolás Maduro, dhe ai i Kryqit të Kuq patën javën e kaluar.

Të dyja palët kërkuan që çështja e ndihmave të mos politizohet.

Ndërkaq kreu i opozitës dhe presidenti i vetëshpallur, Huan Gaido, e konsideroi mbërritjen e ndihmave humanitare një fitore për venezuelianët, por një disfatë personale për kreun socialist të shtetit, Maduron.

Ky i fundit prej vitesh i kishte refuzuar ndihmat e vendeve të tjera me arsyetimin se vendi i tij nuk gjendej përpara një krize humanitare dhe nuk kërkonte lëmoshë.

Kushtet e vështira ekonomike dhe sociale kanë ndërlikuar jetën e qytetarëve venezuelianë, ndërsa mbi 5,500 prej tyre raportohet se e braktisin vendin çdo ditë.

Disa prej shtresave më të varfra janë detyruar të rrëmojnë për ushqime, objekte metalike, plastikë dhe kartonë në qendrat komunale të depozitimit, për t’i shitur dhe për të siguruar jetesën.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, mendohet se një e katërta e popullatës së Venezuelës ka mungesë themelore në ushqime dhe shërbime, dhe situata vetëm pritet të përkeqësohet nëse merret për bazë një vlerësim i FMN-së se ekonomia e vendit do të ngadalësohet me plot 25 për qind në muajt në vijim.

Në trend Botë

Më shumë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington

Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington

Amerika
Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Pamje të reja që tregojnë përplasjen në ajër të aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Amerika
Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”

Përplasja aeroplan-helikopter në Uashington - mbi 30 trupa të nxjerrë nga lumi, zyrtarët “nuk presin të ketë të mbijetuar”

Amerika
Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Humb ekuilibrin derisa po bënte foto në Bansko të Bullgarisë – bie për vdekje nga 600 metra lartësi turisti irlandez

Bullgaria
E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

E godet aksidentalisht me kraharor derisa po dilte nga stacioni i metrosë në Lion, burri humb nervat dhe e godet me thikë në qafë

Evropa
Kalo në kategori