LAJMI I FUNDIT:

Profili i Admir Murataj, hundë boksieri, mjekër me vrimë por ja si ndryshoi ai (Foto)

Profili i Admir Murataj, hundë boksieri, mjekër me vrimë por ja si ndryshoi ai (Foto)

Profili i Admir Murataj, 47-vjeçarit të akuzuar për disa grabitje, më e fundit ajo e 9 prillit në aeroportin e Rinasit që i mori dhe jetën ka kuriozuar jo pak njerëz.

Fakti që babai i 4 fëmijëve kishte arritur të kryente disa grabitje dhe t’i shpëtonte policisë për vite me radhë, e më pas të bënte goditjen e fundit në një nga vendet më të sigurta të Shqipërisë, e ka zbehur jo pak anën kriminale të tij edhe pse ditën që u vra, sipas hetimeve me bashkëpunëtorët e tij sulmuan policinë me granata e kallashnikovë.

Rrëfehet vëllai i Admir Muratajt që grabiti rreth 10 milionë euro në Aeroportin e Rinasit
Lexo po ashtu Rrëfehet vëllai i Admir Muratajt që grabiti rreth 10 milionë euro në Aeroportin e Rinasit

U deshën orë të tëra për ta identifikuar megjithëse fotoja e tij ndodhej në çdo komisariat policie dhe në çdo faqe interneti si një nga njerëzit më të kërkuar. Kjo pasi Admir Murataj i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike për të ndryshuar imazhin e tij.


Në foton e parë të shpërndarë për mediat disa vite më parë dhe që ngeli e vetmja deri më 9 prill, ai shfaqej me një imazh prej një njeriu më se të zakonshëm, megjithëse kishte kryer disa grabitje bankash në Greqi dhe ishte arratisur nga burgu.

Zbulohet pasuria e pafundme e Admir Murataj të sekuestruar nga Prokuroria
Lexo po ashtu Zbulohet pasuria e pafundme e Admir Murataj të sekuestruar nga Prokuroria

Hundë boksieri, pak të shtypur, sy të mëdhenj, ballë me rrudha, flokë disi të rrallë në pjesën e përparme, të rënë mbi ballë, buzë të holla e mjekër me vrimë ishin tiparet e tij dalluese. Më pas, më 9 prill doli fotoja e tij me maskë gjatë grabitjes në aeroport që e nxirrte si një tullac, me mjekër e syze të vëna, pamje tipike e një grabitësi, raporton Balkan Web.

Por sot vëllai i Admirit, Cani iu ka siguruar mediave një imazh të ri, gati të panjohur të vëllait të tij të ndjerë Admirit. Sipas Cen Murataj, është një foto e bërë në vitin 2015 por nuk dihet para apo pas grabitjes së shkurtit në të njëjtin vit.

Gjithçka çfarë ka ndodhur brenda 300 sekondash, publikohen pamjet 3D të grabitjes në Aeroportin e Rinasit
Lexo po ashtu Gjithçka çfarë ka ndodhur brenda 300 sekondash, publikohen pamjet 3D të grabitjes në Aeroportin e Rinasit

Këtu Admir Murataj ka disa tipare të ndryshme, duke nisur nga hunda e më pas mjekra, ndërsa në kokë mban një kapuç të zi dhe fotoja duket që është bërë në natyrë, në borë. Kujtojmë se sot Can Murataj tha se Admiri pëlqente shumë të ecte në natyrë dhe t’i ngjitej malit.

47-vjeçari Admir Murataj u vra më 9 prill pas grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori