LAJMI I FUNDIT:

MASHT deklarohet pas takimit me SBASHK-un rreth kompensimit të orëve të humbura

MASHT deklarohet pas takimit me SBASHK-un rreth kompensimit të orëve të humbura

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, është deklaruar pas takimit të përbashkët që kanë pasur me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, SBASHK-un dhe KMDLNJ, rreth arritjes së një marrëveshje për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës.

Zëvendësministri i Arsimit, Arbër Gecaj, deklaroi për Telegrafin, se gjatë takimit të përbashkët që kanë pasur, kanë kërkuar që të zbatohet udhëzimi administrativ dhe të plotësohet plan programi për vitin shkollor.

“Dje kemi pasur një takim me Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, ku prezent kanë qenë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe KMDLNJ. MASHT ka kërkuar nga drejtorët e DKA-ve që të zbatojnë udhëzimin administrativ për normativin mësimor dhe të plotësojnë plan programin për vitin shkollor”, ka thënë Gecaj për Telegrafin.


Ai, tha që në takim me drejtorët e DKA-ve, ata janë shprehur një zëri për kompensimin e orëve të humbura, dhe se duhet sa më shpejtë të gjendet një formule për kompensimin e orëve të humbura.

“Drejtorët e DKA-ve, në mënyrë unanime u shprehën për kompensimin e orëve të humbura dhe si qëndrim i përbashkët u arrit që Drejtorët e DKA-ve, të angazhohen të zbatojnë U.A për plotësuar normativin mësimor duke bashkëpunuar me drejtor të Shkollave dhe me mësimdhënës në gjetjen e një formule sa më të mirë për të kompensuar ditët e humbura gjatë grevës”, u shpreh ai.

Në fund, Gecaj tha që presin nga DKA-të që të i përmbahen legjislacionit në fuqi dhe procesi mësimor të mos dëmtohet por të jetë në shërbim të nxënësve.

Kurse, dje SBASHK-u, ka braktisur takimin me MASHT-in dhe drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, ku po diskutohej për kompensimin e orëve të humbura.

Pas takimit, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar për Telegrafin, se qëndrojnë prapa kërkesë së tyre që koeficientet e mësuesve klasor të barazohen me koeficientet e mësimdhënësve 6-9, dhe vetëm pasi të ndodhë kjo, do të zëvendësohen orët e humbura në fund të vitit shkollor.

SBASHK-u refuzon sërish ofertën e MASHT-it, për kompensimin e orëve të humbura
Lexo po ashtu SBASHK-u refuzon sërish ofertën e MASHT-it, për kompensimin e orëve të humbura

Ndaj SBASHK-ut, ka reaguar edhe KMDLNJ. Sipas tyre, SBASHK-u, nuk kishte asnjë arsye që ta lëshojnë takimin ku po diskutohej për kompensimin e orëve të humbura./Telegrafi/

KMDLNJ: SBASHK nuk kishte arsye ta braktisë takimin para kohe
Lexo po ashtu KMDLNJ: SBASHK nuk kishte arsye ta braktisë takimin para kohe

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së

Lajme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Kalo në kategori