Zaev-Angjushev: Punojmë me përkushtim për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer me Republikën Federale të Gjermanisë si partner i ynë më i mirë
![Zaev-Angjushev: Punojmë me përkushtim për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer me Republikën Federale të Gjermanisë si partner i ynë më i mirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/04/5-26-780x439.jpg)
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev realizuan takim me delegacionin e ekonomisë gjermane, si dhe me përfaqësues të kompanive gjermane të cilat punojnë në vend. Në takim morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, si dhe drejtori i Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmëri dhe drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Boris Tunxhev i Den Donçev.
Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Zaev duke theksuar se Republika Federale e Gjermanisë është partner strategjik ekonomik i RMV-së duke përmendu 200 kompanitë me kapital gjerman ku punojnë mbi 20.000 punonjës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Sot këtu jemi që të ndjeni vetëdijen tonë për kontributin e juaj në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Mund të llogaritni ne. Çdo kritikë e juaj është alarm që të mënjanojmë dobësitë. Besoj se në shtetin tonë çdo ditë e më shumë do t’i vendosim standardet dhe mekanizmat evropiane”, theksoi Kryeministri Zaev.
Kryeministri Zaev nënvizoi se eksporti nga Maqedonia e Veriut në Gjermani shënon rritje prej 17% dhe pothuajse import 3 fish më të lartë dhe se insistojmë kjo rritje të vazhdojë edhe më tepër.
“Pikërisht për këtë punojmë me përkushtim dhe me mund për të thelluar bashkëpunimin tash më të lidhur. Potenciali për bashkëpunim është i madh. Ne jemi të hapur për hyrjen e kompanive të reja gjermane në tregun e Maqedonisë së Veriut”, përfundoi Kryeministri Zaev.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në takim theksoi se sikur deri më tani edhe më tej Qeveria do të jetë përgjegjëse për kërkesat e kompanive.
“Këtu jemi që bashkërisht t’i tejkalojmë sfidat me të cilat përballemi. Besoj se me komunikim të shpeshtë me ekonominë të cilën e bëjmë, më lehtë dhe në mënyrë më efikase do t’i tejkalojmë sfidat me të cilat ballafaqohen kompanitë”, shtoi zëvendëskryeministri Angjushev.
Përfaqësuesit e kompanive me kapital gjerman përmendën sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohen gjatë punës së tyre. Një pjesë e tyre përballen me mungesë të kuadrit cilësor në fusha të caktuara, e të tjerët me mbrojtjen e mjedisit jetësor. Përfaqësuesit e kompanive me kapital gjerman, si dhe kryetari i delegacionit të ekonomisë gjermane në vend, Patrik Mertens, përshëndetën gatishmërinë e Qeverisë së RMV-së për takimet e përbashkëta të shpeshta, si takimi i sotëm.
“Presim që shteti të punojë edhe më tepër për ti përmirësuar kushtet dhe Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë vend më atraktiv për investim. Ne i inkurajojmë edhe kompanitë e tjera të investojnë këtu, sepse dëshirojmë qe edhe më tej ta zhvillojmë këtë vend”, tha kryetari i delegacionit të ekonomisë gjermane, Patrik Mertens./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Shkëputja e energjisë elektrike në Shqipëri dhe rajon, Rrjeti Evropian Operatorëve të Sistemit të Transmisionit: Do të nisim hetim të detajuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/rryma-380x233.jpg)
Shkëputja e energjisë elektrike në Shqipëri dhe rajon, Rrjeti Evropian Operatorëve të Sistemit të Transmisionit: Do të nisim hetim të detajuar
![Mickoski: Gjendja në disa fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë rrënuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/hristijan-Mickoski-llogo-380x233.jpg)
Mickoski: Gjendja në disa fusha është afër vdekjes klinike, institucionet janë rrënuar
![U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-64-380x233.jpg)
U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht
![U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-64-380x233.jpg)
U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht
![I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_3-23-380x233.png)
I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan
![Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje - Policia e shtetit publikon pamje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-89-380x233.jpg)
Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje - Policia e shtetit publikon pamje
![Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-380x233.jpg)
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet
![Sulmi në Banjskë, Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/viganqorrolli-380x233.jpg)
Sulmi në Banjskë, Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave
![Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/balluku-380x233.jpg)
Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-21-232102-380x233.png)
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/9d749220-2fc5-11ef-808e-2b63087e573f-380x233.jpg)
"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut
![Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1718976950-shutterstock_2195102597aaa-750x453-1-380x233.jpg)
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
![Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/spacialja-380x233.jpg)
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së
![PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448772076_1043006780946318_2815115585225805309_n-380x233.jpg)
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
![Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/susret-u-taksiju-830x0-1-380x233.jpg)
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi