LAJMI I FUNDIT:

Tornado në disa pjesë të SHBA-së, të paktën tetë të vdekur – pamje që ngjajnë me shpërthimin e një bombe! (Foto/Video)

Tornado në disa pjesë të SHBA-së, të paktën tetë të vdekur – pamje që ngjajnë me shpërthimin e një bombe! (Foto/Video)

Tornadot kanë përfshirë jugun e SHBA-së gjatë fundjavës, duke vrarë të paktën tetë vetë, duke përfshirë tre fëmijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy fëmijë, të moshave 8 dhe 3 vjeç, gjetën vdekjen në Teksasin Lindor të shtunën pasi një pemë e pishës ra mbi makinën e tyre.


Gjithashtu, siç bëhet e ditur, disa vdekje të tjera dhe dhjetëra lëndime janë raportuar në pjesë të Teksasit, Misisipit, Luizianës dhe Alabama.

Veç kësaj, të paktën 18 tornado janë raportuar gjatë fundjavës në të gjithë Jugun e SHBA-së, nga Teksasi në Georgia.

Megjithatë, stuhitë janë planifikuar të lëvizin përgjatë bregut lindor, duke ndikuar mbi 100 milionë njerëz.

Reuters gjithashtu raportoi se rreth 6,000 fluturime janë anuluar ose vonuar, me Çikago dhe Charlotte duke qenë aeroportet më të prekur.

Ndërkohë, në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje në të cilat duket “sikur të ketë shpërthyer ndonjë bombë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori