LAJMI I FUNDIT:

Kryeinspektori i Prishtinës: Veturat që do të konfiskohen në Prishtinë do të mbahen deri në pesë ditë

Kryeinspektori i Prishtinës: Veturat që do të konfiskohen në Prishtinë do të mbahen deri në pesë ditë
?

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se nga nesër (15 prill), organizmi që ai udhëheq do të ndërmarrë masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një shkrim në Facebook.

Tahiri ka paralajmëruar aksione të ‘merimangave’, duke thënë se çdo automjet që do të konfiskohet do të mbahet nga dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit.


“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka shkruar ai.