Organizata studentore “Reforma në Proces”, përmes një aksioni simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka shprehur pakënaqësitë e studentëve në lidhje me ndërhyrjet e shumta politike që po bëhen në këtë institucion.
Ata kanë thënë se nuk mund të tolerojnë që Universiteti i Prishtinës të bëhet si Telekomi i Kosovës.
Nënkryetari i kësaj organizate, Arlind Basha, ka thënë se kërkojnë nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, që t’i shkarkojë anëtarët e Bordit, të cilët i vlerësuan si të deleguar politikë.
“Hasan Prishtina” është institucioni më i madh publik i arsimit të lartë i cili duhet të funksionojë në frymën e profesionalizmit dhe intelektit akademik pa ndikime të jashtme, dhe për më tepër duhet të shërbejë për interesa të përgjithshme të studentëve. Ne si përfaqësues të studentëve nuk mund të lejojmë që edhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” të shndërrohet në një institucion ku të gjithë të punësuarit janë të partive të caktuara politike ashtu siç po ndodh aktualisht me Postën dhe Telekomin e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
“Situata është rënduar në kohën kur së shpejti do të mbahen zgjedhjet për anëtarët e ri të Këshillit Drejtues të UP-së të cilët votohen në Senatin e Universitetit “Hasan Prishtina”, dhe përmes tyre ta bëjnë edhe zgjedhjen e një Rektori POLITIK sic janë mësuar gjithmonë ta shtrijnë ndikimin e tyre kudo. Këto zgjedhje kanë qenë të parapara të mbahen para dy muajve, por ndikimet politike kanë bërë që të shtyhet ky proces. Për më tepër, partitë politike kanë arritur t’i politizojnë disa nga deputetët e Parlamentit studentor duke i obliguar këta deputetë që të bëjnë edhe shkelje e falsifikime në kundërshtim me statutin e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe t’i thyejnë parimet e përfaqësimit studentor”, thuhet tutje në njoftim.
Ditë më parë, Parlamenti Studentor pati mbledhje të jashtëzakonshme, të detyruar nga Këshilli Drejtues, e thirrur nga opozita për të iniciuar rrëzimin e kryetarit aktual Arben Elshani nga Reforma.
Sidoqoftë, beteja e PDK’së për ta marrë udhëheqjen e Parlamentit Studentor ka nisur në prag të zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të UP’së për të përcaktuar pastaj edhe kandidatin e ardhshëm për Rektor.
Deri më tash janë përmendur disa emra për rektor në mesin e të cilëve janë edhe Behgjet Mustafa e Suzana Manxhuka Kerliu.
Prej pasluftës, PDK ka pasur nën kontrollon organet kryesore të UP’së, duke vendosur gjithmonë rektorët politik.
Njësojë kishte ndodhur me Mujë Rugovën, një zyrtar i PDK’së, njëjtë ka ndodhur me Ibrahim Gashin e së fundmi edhe me Marjan Demën.
Në fund të vitit 2018, ishin paralajmëruar protesta nëse politika ndërhynë në punën e UP’së.
Madje, përfaqësuesit e Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës, kishin akuzuar menaxhmentin e UP’së dhe disa organizata studentore se jashtëligjshëm po ndërhyjnë në punën e Parlamentit Studentor.
Kryetari Arben Elshani kishte thënë se krejt lufta e partive politike po bëhet për të pasur nën kontroll zgjedhjet për Këshillin Drejtues, organ ky që do të votojë për Rektorin e ri të UP’së pas disa muajsh.
“Grupet politike të lidhura me pushtetin, bashkë me disa grupe klanore brenda UP-së janë aktivizuar përmes formave të ndryshme të presionit dhe po mundohen ta pengojnë punën e parlamentit studentor”, kishte thënë ai.
Zgjedhjet për Këshillin Drejtues të UP herën e fundit më 2016 patën përfunduar në muajin shkurt ndërsa tash janë vonuar për më shumë se dy muaj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
Nga e mërkura deri në fundjavë, mot i paqëndrueshëm dhe me reshje të shiut në RMV
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'