Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me Inspektoratin ka dalë në terren për të inspektuar pikat shitëse ushqimore me qëllim të verifikim dhe kontrollit në atë fushë që e mbulon MTI-ja .
Ministri e ka lënë në dorën e mediave të vendosin se ku do të kryhen inspektimet me qëllim të transparencës.
“Pas shumë shqetësimeve nga qytetarët, mediat por edhe deputetët se në tregun e Kosovës edhe pas vendosjes së taksës prej 100%, po vazhdojnë të jenë ende në qarkullim produkte nga këto dy vende, sot kam vendosur që të bëjmë inspektime të jashtëzakonshme dhe pikat e inspektimit do t’i përzgjedhin gazetarët. Do të inspektohen pikat shitëse ushqimore, me qëllim që të heqim secilin dyshim se në treg potencialisht mund të ketë mallra të konrabanduara. Deri me tash kemi kryer mbi 1,000 inspektime dhe nuk kemi gjetur raste me të cilat mundemi ma ardhur në përfundim që ka mallra në kundërshtim me ligjet në fuqi”, tha ministri Shala.
Shala ka theksuar se pas inspektimeve që u bënë në terren, e që përzgjedhjen e bënë mediat, u kërkuar nga kompanitë që t’i sjellin dokumentet e produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për ta vërtetuar se a janë në rregull ligjërisht.
Ministri ka thënë se edhe në javët e ardhshme do të vazhdojë inspektimi edhe tek operatorët tjerë.
“I inspektuam tri pika shitëse në Komunën e Prishtinës, të përzgjedhura nga mediat, me qëllim të zbatimit Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Udhëzimit Administrativ për Vendosjen e Flamujve të origjinës dhe njëkohësisht për kontrollimin e produkteve që e kanë masën 100 për qind. Ashtu siç e patë edhe ju, kemi kërkuar nga kompanitë të na pajisin me dokumentacione për produkte që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja se kur këto produkte janë importuar në Kosovë. Po ashtu e pamë një përkushtim të shoqërive tregtare për vendosjen e flamujve të vendit të origjinës”.
“Hasëm në disa probleme me të cilat inspektorati do t’i merr masat me ligj, atu kush është hasur që nuk është zbatuar ligji. Me këto inspektime do të vazhdojmë në mënyrë permanente edhe nëpër shoqëritë të tjera tregtare, siç janë pikat shitëse të karburanteve, dhe do të vendosim së bashku për kontrolle. Krejt kjo po bëhet me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit”, tha ministri Shala. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles