LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një ish-polic për grabitjen në Rinas

Ndalohet një ish-polic për grabitjen në Rinas

Një ish-polic po hetohet pasi dyshohet se ka lidhje me grabitjen e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit.

Ai është i identifikuar me inicialet A. H. dhe ndalimi i tij është bërë në Elbasan. Gjithashtu është sekuestruar dhe një sasi drogë.


Nga ekspertiza që është bërë rezulton se ish polici ka komunikuar me ta dhe ka elementë të bashkëpunimit, informoi mbrëmë redaktori i RTV Ora, Trazhgim Sokolaj.
Në studion e “360grade” ne RTV Ora Sokolaj tha se ndaj ish policit është nxjerrë dhe një urdhërkërkim për të sqaruar pozicionin e tij.

Po kështu në furgonin që është gjetur në Rinas pranë të cilit është vrarë Admir Murataj ka rezultuar se kemi një person të dytë të plagosur.

“Sipas të dhënave që kam policia ka një emër për këtë person të plagosur. Pra deri tani kemi dy persona në kërkim të identifikuar”, tha Trazhgim Sokolaj mbrëmë në studion e “360 grade” ne RTV Ora.

Prokurorët në Rinas – Prokurorë të Krimeve të Rënda kanë shkuar sot në aeroportin “Nënë Tereza” ku më 9 prill ndodhi grabitja spektakolare e milionave euro të bankave të nivelit të dytë që do të dërgoheshin drejt Vjenës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori