LAJMI I FUNDIT:

Panairi i Punës në Mitrovicë, ofron rreth 500 vende të punës dhe praktikës në punë

Panairi i Punës në Mitrovicë, ofron rreth 500 vende të punës dhe praktikës në punë

Panairi i Punës 2019 sot u hap në sallën e sporteve “Minatori” në Mitrovicë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës(APRK), Komunën e Mitrovicës si dhe Zyrën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Në një njoftim për media thuhet se në këtë edicion të Panairit të Punës, prezentë janë 55 kompani dhe institucione tjera jo vetëm të Mitrovicës por edhe të vendeve tjera të rajonit të cilat së bashku kanë hapur rreth 500 vende pune apo punë praktike me mundësi vazhdimi.

Hapjen e Panairit e ka bërë kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili tha se ndjehet i kënaqur që është pjesë e hapjes së këtij panairi e cila është një mundësi e mirë si për bizneset ashtu edhe për punëkërkuesit që të përfitojnë nga njëri tjetri.


Ndërsa drejtori i Zyrës së Punësimit në Mitrovicë, Besmir Salihu, ka folur për rëndësinë e këtij panairi, ku punëdhënësit dhe punëkërkuesit kanë mundësi të marrin informacione për tregun e punës.

Panairi i Punës qysh në orët e para të mëngjesit zgjoi interesim të madh tek të rinjtë dhe qytetarët tjerë të Mitrovicës dhe do të jetë i hapur deri në ora 16:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani

Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani

Lajme
Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Kronika e Zezë
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori