Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është arrestuar të enjten në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Programuesi kompjuterik kishte marrë strehim brenda ambasadës që nga viti 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi lidhur me veprat seksuale.
Por sot Ekuadori i tërhoqi të drejtën e azilit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 47-vjeçari tani është “në paraburgim policor dhe përballet me drejtësi në Britani të Madhe”, sipas Sekretarit të Shtetit, Sajid Javid.
Por kush është Julian Assange
Julian Assange është një programues kompjuteri nga Townsville, Queensland, Australi.
Ai ndoqi Universitetin Qendror të qytetit, ku studioi programim, matematikë dhe fizikë.
Ai themeloi WikiLeaks në vitin 2006, grupi anti-sekret i cili vë në dukje punët e brendshme të qeverive, marrëveshjeve ushtarake dhe tregtare në të gjithë globin.
Në kohën që filloi aktivitetin, WikiLeaks ishte drejtuar nga jashtë Suedisë për shkak të ligjeve të anonimitetit të vendit.
Assange është një haker, një avokat për lirinë dhe informacionin – dhe e konsideron veten si një refugjat politik.
Ai ka një ish-grua me emrin Teresa, me të cilën u martua kur ishte në adoleshencë.
Në vitin 1989 ata kishin një djalë të quajtur Daniel, i cili tani është një dizajner softwari.
Çfarë bëri Julian Assange
Ndërsa ishte në një konferencë në Suedi në gusht 2010, Assange thuhet se u takua dhe pati marrëdhënie seksuale me dy gra.
Ato më vonë e akuzuan për përdhunim dhe ngacmim, dhe më pas u mor në pyetje, por kurrë nuk u akuzua për pretendimet. Ai gjithashtu i ka mohuar pretendimet.
Megjithatë, Interpol lëshoi një “Njoftim të Kuq” për arrestimin e tij në nëntor të vitit 2010, dhe ai u dorëzua në Londër një javë më vonë.
Assange u paraqit para një gjyqtari në Westminster, dhe mbështetësit e tij paguan 240,000 funte për dorëzani.
Pastaj në qershor të vitit 2012 prokurorët suedezë kërkuan që ai të ekstradohet, por avokatët e tij e kundërshtuan këtë.
Ditë më vonë ai kërkoi azil në Ekuador në ambasadën në Knightsbridge, Londër.
Hakerit iu dha azil politik në gusht të vitit 2012 dhe ambasada ekuadoriane tha se mund të qëndronte aty për aq kohë sa dëshironte, përcjell Telegrafi.
Gjërat u vështirësuan në shkurt të vitit 2018 kur një gjykatë në Westminster vendosi të mbështeste urdhrin e arrestimit të Scotland Yard.
Vendimi do të thoshte që nëse ai do të shkonte jashtë ndërtesës së ambasadës, ai mund të përballej me arrestimin dhe ekstradimin.
Në mars të vitit 2018, Ekuadori mbylli komunikimet e hakerit me botën e jashtme. Kjo, siç thuhet, për shkak se ai kishte shkelur marrëveshjet që ai kishte bërë me vendin vitin e kaluar.
Në korrik të të njëjtit vit, presidenti i Ekuadorit tha se duhej të largohej përfundimisht nga ambasada.
Pse është arrestuar Julian Assange
Tani Policia Metropolitane pohon se ai u arrestua për mos dorëzimin në gjykatë në vitin 2012.
Assange kishte refuzuar të largohej nga ambasada, duke pretenduar se do të ekstradohej në SHBA për t’u marrë në pyetje mbi aktivitetet e Wikileaks.
Ndryshe, në SHBA, prokurorët federalë po hetojnë organizatën ndërkombëtare jo-fitimprurëse e cila publikon informacione sekrete.
Si i kaloi vitet e tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër
Ekuadori shpenzoi mbi 6 milionë dollarë në shpenzimet për të vendosur themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange, në ambasadën ekuadoriane në Londër, tha të enjten Ministri i Jashtëm, José Valencia për Asamblenë Kombëtare të Ekuadorit.
Siç është bërë e ditur, përcjell Telegrafi, Ekuadori shpenzoi më shumë se 5.800.000 dollarë në shpenzimet e sigurisë nga qershori 2012 deri në shtator 2018 dhe rreth 400.000 dollarë në shpenzimet mjekësore, ushqimore, lavanderi dhe ligjore për Assange, tha Valencia.
José Valencia zbuloi edhe të tjera detaje rreth sjelljes së themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, ndërsa ai jetonte në ambasadën e Ekuadorit në Londër.
Valencia u tha ligjvënësve se shëndeti fizik dhe mendor i Assange ishte “seriozisht në rënie” pasi kishte jetuar brenda ambasadës për gati shtatë vjet dhe se perspektiva e mbajtjes së tij në ambasadë për një kohë të pacaktuar do të kishte rritur rrezikun që shëndeti i tij të përkeqësohej më tej.
Ai gjithashtu shtoi se sjellja e Assange ishte “agresive” dhe kishte “praktika të papërshtatshme higjienike”.
Duke folur në Asamblenë Kombëtare të vendit, Valencia tha se Assange kishte luajtur futboll në ambiente të mbyllura dhe kishte fyer stafin e ambasadës. Ai gjithashtu tha se Assange përdorte altoparlantë me zë të lartë në orën 1:30 të mëngjesit.
Assange u përpoq gjithashtu të bllokonte kamerat e sigurisë brenda ambasadës dhe se kishte përdorur një telefon celular që nuk ishte regjistruar në ambasadë.
Madje, ministrja e Brendshme, Maria Paula Romo, e akuzoi atë për njollosjen e mureve të ambasadës me jashtëqitje.
Ndryshe, siç kanë raportuar mediat, përcjell Telegrafi, shtatë oficerë u desh të vepronin brenda, përpara se ta nxirrnin atë nga dera e hyrjes së ambasadës dhe ta çonin drejt një furgoni policor.
Policia u lejua të futej në ambasadë pasi qeveria ekuadoriane tërhoqi azilin e tij, duke fajësuar ndërhyrjen e tij në çështjet ndërkombëtare dhe duke qenë i paqëndrueshëm ndaj stafit të ambasadës.
Në një deklaratë të ashpër, presidenti Lenin Moreno akuzoi Assange se kishte shkelur kushtet e azilit të tij duke “ndërhyrë në punët e brendshme të shteteve të tjera”, si dhe duke “bllokuar kamerat e sigurisë” dhe duke “keqtrajtuar rojet”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pasi SHBA lejoi Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkruan doktrinën e re bërthamore
Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit
Në Austri pritet të ketë një koalicion trepartiak – por pa partinë fituese të ekstremit të djathtë
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Ukraina vjen me "një përditësim mbi madhësinë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi - dhe ndikimit të tyre"
Gënjyen eprorët se kanë avancuar dhe marrë nën kontroll vendbanime ukrainase, arrestohen komandantët rusë për deklarime të rrejshme
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Gjermania me strategji të re të industrisë së mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian