LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja akuzon Julian Assange dhe kërkon ekstradimin nga Anglia

SHBA-ja akuzon Julian Assange dhe kërkon ekstradimin nga Anglia

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar themeluesit e Wikileaks, Julian Assange për një nga rrjedhat më të mëdha të sekreteve qeveritare.

Britania e Madhe do të vendosë nëse do të ekstradojë Assange, për tu përballur me akuzat e Departamentit për Drejtësi të SHBA-së.

Autoritetet amerikane e akuzojnë Assange për komplot me ish-analisten e zbulimit amerikan, Chelsea Manning, për të shkarkuar bazat e të dhënave kompjuterike.


Ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg në SHBA nëse shpallet fajtor për akuzat e komplotit.

Avokatja e tij, Jennifer Robinson tha se ata do të luftojnë kundër kërkesës për ekstradim.

Ajo tha se është vendosur një “precedent i rrezikshëm” ku çdo gazetar mund të përballet me akuza të SHBA–së për “botimin e informacionit të vërtetë rreth Shteteve të Bashkuara”.

Policia angleze e arrestoi themeluesin e Wikileaks-it, Julian Assange brenda ambasadës së Ekuadorit.

Policia tha se u ftuan në ambasadë nga ana e ambasadorit të Ekuadorit pasi paraprakisht qeveria e këtij vendi e tërhoqi statusin e azilit për Julian Assange.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se arrestimi i Julian Assange tregon se “askush nuk është mbi ligjin”.

Në anën tjetër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se nuk ka ndonjë opinion lidhur me arrestimin e Assange, përcjell rel.

Assange është fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, për të iu shmangur ekstradimin në Suedi ku akuzohej për sulme seksuale dhe pretendimet për përdhunimet e dy grave në vitin 2010.

Prokurorët suedezë e liruan nga akuzat gjatë vitit të kaluar, por Assange ishte ende subjekt i një urdhër arresti britanik për shkelje të rregullave të lirimit me kusht në vitin 2012.

Ai fillimisht u mirëprit në ambasadë, por pasi në Ekuador pati ndryshime në përbërjen e qeverisë, autoritetet filluan të reduktonin kontaktet e tij me të huajt dhe të zvogëlonin qasjen e tij në Internet.

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, tha se e tërhoqën azilin diplomatik për shkak të shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.

Britania i ka dhënë Ekuadorit një garanci se themeluesi i Wikileaks nuk do të ekstradohet në ndonjë vend, ku mund të dënohet me vdekje, tha Presidenti Moreno.

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Kalo në kategori