LAJMI I FUNDIT:

Staffansson në takim me Janevën: Partitë dhe Kuvendi duhet të zgjidhin çështjen e PSP-së

Staffansson në takim me Janevën: Partitë dhe Kuvendi duhet të zgjidhin çështjen e PSP-së

Ambasadori i Suedisë në Shkup Mats Staffansson, sot ka realizuar takim me prokuroren speciale Katica Janeva dhe bashkëpunëtorët e saj.

Staffansson tha se qeveria suedeze lartë e vlerëson punën e PSP-së dhe shtoi se vazhdimi i hetimeve të deritanishme, aktakuzave dhe lëndëve duhet të sigurohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja e Prespës me Greqinë e cila u ratifikua, njëherë e përgjithmonë e zgjidh çështjen e emrit, duke i treguar botës se Ballkani mund të gjenerojë stabilitet dhe energji pozitive. Gjithsesi, akoma ekziston forcë për përballje me korrupsionin në nivel të lartë dhe për të hetuar dyshimet e keqpërdorimit të detyrës, që dalin nga përgjimet”.


“Në këtë kontekst, PSP duhet ta mbajë rolin e saj të rëndësishëm përmes sigurimit të kapaciteteve të saja dhe pavarësinë. Pasi ka ndikim të madh mbi perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Partitë politike dhe Kuvendi duhet ta zgjidhin këtë çështje me rëndësi të madhe”, tha Staffansson.

Ndryshe, negociatat për Ligjin për Prokurorinë Publike i cili do ta zgjidh edhe statusin e PSP-së akoma nuk kanë përfunduar. Dallimet kryesore mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së janë përdorimi i “bombave” si dëshmi në procedurat gjyqësore, si dhe pavarësia e PSP-së.

Partia opozitare maqedonase konsideron që “bombat” nuk duhet të përdoren si dëshmi në rastet që janë hapur pas skadimit të afatit 18 mujor të PSP-së, si dhe thonë që Prokuroria Speciale duhet të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore dhe të mos funksionojë si e veçantë. Ndërsa nga partia në pushtet thonë që “bombat” duhet të jenë dëshmi dhe PSP-ja të vazhdojë të punojë si prokurori e veçantë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori