I njohur ndërkombëtarisht për sukseset, më një stil unik të fotografisë, Fadil Berisha ka shndërruar në art punën e tij, duke filluar nga sesionet e fotografive me personalitetet më të famshme të Hollywoodit, tek njerëzit me profil publik, e deri tek njerëzit e rëndomtë.
Intervistoi: Lumturije Bekaj
Studioja e tij në kryeqytetin e botës, në Manhattan, të duket sikur po viziton një galeri të vërtetë të artit ku veçohen ngjyrat, energjia, stili, eleganca, mendimi, shpirti i thellë artistik dhe ndjesia e së bukurës.
Në një intervistë për Telegrafin, ai flet për të bukurën, artin dhe momente të rëndësishme të karrierës së tij, të cilat i ka shijuar përmes dritares së mrekullueshme të aparatit fotografik, nga ku buron e gjithë energjia dhe motivimi për punën dhe suksesin e tij me përmasa ndërkombëtare.
Fadili Berisha është ambasadori i vlerave më të mira të kombit tonë, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në prezantimin dhe promovimin e bukurisë shqiptare kudo në botë.
Ai tregon punën ekskluzive të fotografive që bënë për Rolex, është fotografi zyrtar për Miss Universe dhe Miss USA, po ashtu kontribuues në revistat si, Elle, Vogue, Glamour, Seventeen, People Magazine, Harpers Bazaar, Esquire, Vanity Fair, GQ etj.
Si profesionist i rangut ndërkombëtar, ai ka fotografuar shumë personalitete të artit, të politikës etj, si Halle Berry, Tyra Banks, Presidentin Bill Clinton, Snoop Dog, Sugar Shane, Hostly, Jenifer Beds, Beverly Johnson, Robert Evans, Jamie Lynn Sigler, personalitete të Kosovës, Shqipërisë dhe shumë të tjerë. Njihet edhe për lidhjen e veçantë me Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat, shpesh herë i veçon si dy vende që i mban gjithmonë fort në zemër.
Jeni larguar dekada më parë nga atdheu, dhe tani së bashku me familjen jetoni e ushtroni veprimtarinë e juaj artistike, prej vitesh në ShBA, ku edhe keni studion e njohur “Studio Berisha”, në New York, e themeluar në vitin 2006. Na përshkruani pak rrugëtimin tuaj?
Kam lindur në Kosovë, dhe në moshën parashkollore kemi emigruar me familjen në Itali, e me pas në Amerikë. Ky rrugëtim ka qenë tepër i vështirë. Erdhëm në një vend, që se dinim as gjuhen e as zakonet. Adaptimi mori kohën e vet.
Kush ju ka ndihmuar më së shumti, për të ecur në këtë rrugëtimin tuaj dhe sa ka qenë e vështirë arritja e qëllimit tuaj drejtë suksesit që keni arritur, si një artist i suksesshëm shqiptar, në një shtet të fuqishëm siç është ShBA?
Ka shumë njerëz që më kanë ndihmuar, mund të veçoja ndër to në mënyrë kronologjike Halle Berry, Organizata Miss Universe , kompania ‘Rolex’. Me foton e Halle Berry të realizuar nga unë, dhe te publikuar ne një revistë aq prestigjioze, sikurse Time Magazine, vendosa një emër për veten. Me mundësinë e fotografimit për Miss Universe Organization, fantazitë e mia artistike morën formë në portretet e grave më të bukura të globit, me mundësinë e realizimit të fotografive për të reklamuar orën ‘Rolex’, ishte një ndërthurje e krijimeve artistike me imazhet e artistëve e sportistëve më të veçantë në botë.
A mund të na i përshkruani fillimet e para në botën e artit, dhe cila ka qenë femra e parë që keni fotografuar?
Fillimi ka qenë i vështirë për një fotograf të ri, por përkushtimi im në këtë profesion ka qenë maksimal. Femra e parë që kam fotografuar në mënyrë profesional, ka qene Denise Richards , ish-gruaja e Charle Sheen.
Keni realizuar me mijëra imazhe të ndryshme, duke përfshirë yje të kinematografisë së huaj si dhe vendor. Cila është fotografia më speciale e juaj, atë që mbart një histori si kujtim të veçantë?
Një ndër fotografitë më të veçanta që kam realizuar është një foto e Miss Albania, Hasna Xhukiçi dhe Miss Kosova Marigona Dragusha. Të dy vajzat u kualifikuan në 10-të, vajzat më të bukura në botë dhe, Miss Kosova u vlerësua me vendin e dytë në këtë konkurs kaq prestigjioz të bukurisë femërore.
Cilat janë karakteristikat që ju tashmë si një fotograf shqiptar i njohur në botë, ju mban të lidhur fort pas vendit të origjinës?
Mendoj që prindërit e mi. I kam parë ata të konsumuar me dashurinë që kanë patur për vendin e tyre. E mbaj mend nënën time gjithmonë me sytë me lot, e mbaj mend dëshirën të shikoja këto vende e njerëz për të cilët prindërit e mi kishin kaq mall e dashur. E kjo ndjenjë është gjithmonë me mua.
Cili ishte gjykimi që i keni dhënë vetvetes që të ushqeni dëshirën e të bëheni një fotograf i suksesshëm në një shtet të huaj?
Unë do të thoja që arti i fotografisë më zgjodhi mua…Ishte një magjepsje që në momentin e parë që unë u ndodha në një set fotografik.
A është kusht që në fokusin tënd të aparatit fotografik , të jetë vetëm ‘e bukura’?
Unë mendoj se çdo kush ka diçka të bukur… dikush sytë, dikush qafën …kështu që kushtet nuk ekzistojnë.
Ju keni një qasje të veçantë, ku promovoni bukurinë jo vetëm shqiptare por edhe ikonat e huaja. Pse?
Sepse më pëlqen e bukura në njerëz dhe në natyrë.
Z. Berisha, a mund të na tregoni se cila fotografi ju ka dhënë famën e dëshiruar, që tash keni jo vetëm në Amerikë, por edhe në botë?
Kështu më ka bërë fotografia e Halley Berry, kur mori çmimin Oscar, si aktorja më e mirë.
Gjatë karrierës suaj keni fotografuar shumë femra më të bukura të botës, por rrallë, keni fotografuar më të afërmit tuaj. Është zgjedhja juaj kjo?
Në fillimet e karrierës time kam fotografuar fëmijët e mi, motrat , familjen…besoj që fotot e familjareve t’i mbaj private.
A ka ndryshuar imazhi i femrës dhe koncepti i bukurisë ndër vite, shikuar nga koncepti juaj?
Mua më pëlqen bukuria klasike. Besoj se bukuria klasike shkon e vjen..sikurse thonë ‘class is forever’… në këtë kohë koncepti i bukurisë është ekzotikja, por gjithmonë kthehet tek klasikja.
Keni promovuar shumë projekte të ndryshme ndër vite, por sa mendoni se këto projekte kanë pasur rezultatin e duhur sidomos në kulturën tonë shqiptare?
Besoj se kam arritur sukses me inspirimin që i kam dhënë njerëzve…përditë marrim e-mail e mesazhe nga artistë e artdashës.
Keni ndonjë projekt të radhës për këtë vit, ku në fokus do të jetë promovimi i vlerave të traditës dhe kulturës sonë shqiptare?
Po punoj në një libër me fotografitë e mija të modeles më të njohur në botë Carmen Dell Orfice . Një inspirim i pafund në botën e modës.
Ju keni punuar në shumë panaire të modës duke promovuar fushata për markat globale, si Rolex dhe Miss Universe, dhe për këtë puna juaj është vlerësuar shumë, duke u bërë publike për opinion e gjerë në faqet e para në revista prestigjioze si Vogue, Bazaar, Cosmopolitan, Elle dhe të tjera. Ju bënë kjo edhe më të fortë në punën dhe karrierën tuaj?
Sigurisht është një vlerësim i lartë, kur çfarë krijoj unë ndahet me boten…bota shikon çfarë shikon syri im.
Përpos ‘të bukurës’, në aparatin tuaj fotografik kanë zënë vend edhe shumë njerëz të famshëm edhe të politikës. Cilët janë politikanët që ju keni patur rastin t’i fotografoni , dhe ku është dallimi mes të famshmëve në politik dhe të atyre në ‘showbiz’?
Vërtetë kam fotografuar shumë politikanë nga Edi Rama, Sali Berisha, Thaçi, Ramush Haradinaj e plotë të tjerë….Mentaliteti i këtyre dy grupeve është i ndryshëm… dhe, sigurisht dhe tensioni në një fotografim të tillë… Kur kam fotografuar Bill Clinton çdo 5 min, kishte kontroll dhe vetë fotografimi ishte i vështirë pasi shërbimet sekrete kërkonin të kontrollonin çdo gjë edhe shkrepjen e aparatit.
Për punën tuaj jeni shpërblyer më shumë çmime. A mund të na përmendi disa nga ato?
Do të përmendja çmimin aga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në NY, Fondacioni “Ti je një lule dielli”, “Rrënjët Shqiptare”, “Motrat Qiriazi”, “FIQ”, etj.
Përpos që jeni një fotograf i suksesshëm, ju njiheni edhe si filantrop që ka kontribuar për refugjatët, nga Kosova duke bashkëpunuar me organizatat bamirëse të ndryshme, dhe po ashtu keni mbështetur me studion e juaj në New York, artistët shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe trojet shqiptare, duke i promovuar ata në revista prestigjioze amerikane dhe në sfilatat e modës, e po ashtu në atë të top modeleve të Miss Universit. Ju është shpërblyer kjo punë dhe angazhim?
Gjithmonë… ka qenë ëndrra ime që të lartësoj imazhin e shqiptarëve në botë, ka qenë një kohë para se Shqipëria të hapej, që ëndërroja të takoja e të bashkëpunoja me artistët shqiptarë e bile e mbaj mend kohën kur takova për herë të parë dy artistë shqiptarë, Ali Oseku dhe Fatmir Thaçi. Ata vijnë në New York me rekomandimin e Donka Bardhës, e unë ofrova studion time ku ata dhe unë të punonim bashkë….të mbështes artisët shqiptarë, dhe më këtë ja kam arritur këtij qëllimi.
A do të vazhdoni edhe në të ardhëm me promovimin e vlerave artistike të bukurisë së mrekullueshme shqiptare, në botën artistike amerikane, duke promovuar kudo bukurinë e vajzave shqiptare Miss-eve dhe bukuritë natyrore të vendit tonë?
Sigurisht, që edhe në të ardhmen do të vazhdoj në promovimin e vlerave artistike të së bukurës, dhe natyrës! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje