Zyra për Çështje të Komuniteteve përmes një eventi ka shënuar sot Ditën e Komunitetit Rom, ku u tha se kjo ditë është e gjithë qytetarëve të Republikës të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se kjo është një ditë e veçantë për Republikën e Kosovës, pasi historikisht populli i Kosovës ka jetuar bashkë me komunitetin rom.
Ai tha se në 10 vitet e fundit, Kosova ka shënuar arritje në përfshirjen e komunitetit rom, ku progres më konkret sipas tij ka shënuar Prizreni.
“Jam shumë krenar që në krahasim me shumë vende në Evropë, romët në Kuvendin e Kosovës kanë pasur një zë shumë të fortë dhe janë përfaqësuar edhe në nivelin lokal e qendror. Dita e këtij komuniteti është ditë e të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Deputeti nga ky komunitet, Albert Kinolli tha se si komunitet rom nga Kosova duhet të jenë mirënjohës ndaj Qeverisë për atë që ka bërë deri më sot në përfshirjen e këtij komuniteti.
Ai bëri të ditur se janë duke realizuar një projekt i cili do të ndihmojë në rritjen e mirëqenies së romëve, me ç’rast do të ndërtohen 42 shtëpi për ta.
“Ne jemi krenar që jemi pjesë e institutit më të lartë të Kosovës, Kuvendit, marrim pjesë me 5 këshilltarë në ministri të ndryshme dhe kemi një vend në ekipin negociator për bisedime me Serbinë”, u shpreh ai./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arratisja e Sekiraqës, Kurti: Rastet e tilla nuk ngjajnë si rastësi – ky është dështim i sistemit të drejtësisë
Mitsotakis: Politikat e udhëheqësisë së re në RMV janë provokative dhe joligjore
U ndalua për vjedhje në Graçanicë dhe Uglarë – Prokuroria kërkon paraburgimin për të dyshuarin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251