LAJMI I FUNDIT:

Gjimnastja thyen të dy këmbët gjatë garës (Video, +18)

Gjimnastja thyen të dy këmbët gjatë garës (Video, +18)

Një gjimnaste nga Universitetit Auburn ka thyer të dy këmbët, pas një rrëzimi të tmerrshëm gjatë garës që po mbahej gjatë javës së kaluar.

Samantha Cerio po garonte në Baton Rouge Regional, kur derisa po bënte rrotullime u rrëzua dhe theu të dy këmbët, transmeton Telegrafi.


Në ato momente ajo ishte munduar të bëj rrotullime të dyfishta, kur u rrëzua dhe theu këmbët duke bërtitur me zë të lartë nga dhimbet që i ndjente.

“Mendoj se ajo është lënduar”, dëgjohet duke thënë një komentator derisa mjekët po vraponin për ta ndihmuar.

Sipas mjekëve ajo ka nxjerrë nga vendi gjunjët dhe ka thyer dy këmbët. E pas trajtimit në spital, Cerio ka shkruar në llogarinë e saj në Instagram se kjo ishte nata “finale e saj si gjimnaste”. /Telegrafi/