LAJMI I FUNDIT:

Presidenca: Nga viti 2008, të gjithë presidentët kanë paguar për fusha sportive

Presidenca: Nga viti 2008, të gjithë presidentët kanë paguar për fusha sportive

Zyra e Presidentit të Kosovës, ka reaguar lidhur me raportimet e fundit, rreth një kontrate të nënshkruar me Qendrën Sportive “Learti” në Prishtinë për huazimin e fushës sportive për të luajtur futboll.

Kontrata ka vlerë të përgjithshme prej 950 eurove, që i bie se Zyra e Presidentit Thaçi do t’i paguajë rreth 160 euro në muaj Qendrës Sportive “Learti” .


Zyra e Presidentit të Kosovës në reagimin e tyre ka thënë se ka pasur kontrata me fusha të ndryshme sportive që 10 vjet.

Sipas presidencës, që kur Kosova e kishte shpallur pavarësinë e saj, të gjithë presidentët e Kosovës kishin paguar hapësira të ndryshme sportive për personelin e tyre.

Zyra e presidentit, me para të shtetit, paguan fushën sportive për të luajtur Thaçi futboll
Lexo po ashtu Zyra e presidentit, me para të shtetit, paguan fushën sportive për të luajtur Thaçi futboll

“Prej vitit 2008, pavarësisht se kush ka qenë president i vendit, Presidenca si institucion, sikurse edhe shumica e institucioneve të tjera, në vazhdimësi kanë pasur dhe kanë kontrata për shfrytëzimin e hapësirave të ndryshme sportive”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Edhe më herët edhe raportuar se institucione të ndryshme në Kosovë në vazhdimësi kanë paguar salla sportive për stafin e tyre.KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori