Zëvendëskryeministri si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krijuar të enjten në Samitin e Dytë Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila ngjarje po mbahet në Beograd, nën organizimin e Bashkimit Evropian (BE).
Pacolli në një konferencë për media tregoi se si Serbia, loboi sërish kundër shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.
Sipas tij, në një panel të ministrave ku po diskutohej për atë që ishin ftuar, gjithçka u ndërpre dhe kamerat u kthyen nga një grua në publik.
Në anën tjetër siç tha Pacolli, në monitorin e madh u shfaq teksti të cilën e lexonte kjo grua, i cili tekst ishte desktruktiv dhe shovinistë kundër Kosovës.
“Kisha menduar të filloj prezantimin tim diplomatik në Afrikë, por jam thellësisht i shqetësuar që edhe me këtë ngjarje me duhet të merrem me rolin desktruktiv të Serbisë, gjegjësisht me atë që ndodhi në konferencën e West Ballkan Six. Jam i shqetësuar për ngjarjen që ka ndodhur dje në Samitin Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet nën organizimin e BE-së, që po mbahet në Beograd. Në një panel të posaçëm të nivelit të ministrave ndodhi diçka e papritur. Edhe në këtë rast Serbia duke thyer çdo marrëveshje, ka provokuar në mënyrë organizative duke thyer secilën rregull gjatë mbajtjes së panelit të ministrave të Ballkanit Perëndimor.
Gjatë këtij sesioni organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojnë fjalën dikujt nga publiku ku edhe koncentrohen të gjitha kamerat, dhe në monitorin mbrapa panelistëve fillon të dal teksti ku ajo grua e lexon. Kanë qenë tekste destruktive, shoviniste dhe ne nuk mund t’i pranojmë ato. Ishin tekste kundër pavarësisë së Kosovës, kundër shtetit të Kosovës dhe kjo është e papranueshme. Ne e dënojmë fuqishëm. Situata e njëjtë ka ndodh dhe në panelet tjera të sallave të Kongresit ku qendra Inovative e Kosovës në momentin që e paraqet programin e vet ndodh e njëjta gjë”, tregoi Pacolli.
Ministri i MPJ-së, Pacolli ftoi Bashkimin Evropian që ta disiplinoj Serbinë, përndryshe Kosova në të ardhmen nuk do të marr pjesë në konferenca të këtij lloji.
Në dy panelet në mënyrë organizative dhe të njëjte është vepruar kundër Republikës së Kosovës, dhe kundër çdo marrëveshje që Serbia është e obliguar ta respektoj Republikën e Kosovës. Ftoj Bashkimin Evropian që ta disiplinoj Serbinë në të ardhmen përndryshe Kosova nuk mund të jetë, partnere apo prezentë në konferenca të këtij lloji. BE duhet të sqaroj pozicionin e vet kundër këtyre agresioneve që po i bëhen Kosovës. Sigurisht një gjë e tillë na shqetëson dhe ne në Kosovë, pasi kemi takime të shumta ku prezentë është dhe Serbia”, ka thënë ministri, Behgjet Pacolli.
Ndryshe, në Beograd është duke u mbajtur Samiti i dytë Digjital, nën organizimin e Bashkimit Evropian, ku përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming, që zbatohet në kuadër të telekomunikimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit