LAJMI I FUNDIT:

Autori i masakrës në Zelandë të Re, do t’iu nënshtrohet testeve të shëndetit mendor

Autori i masakrës në Zelandë të Re, do t’iu nënshtrohet testeve të shëndetit mendor
Brenton Tarrant në gjykatë/Foto: Reuters

Australiani Brenton Tarrant, i akuzuari për vrasjen e 50 personave muajin e kaluar në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re, është urdhëruar që të kryejë teste për gjendjen e shëndetit të tij mendor.

Ekspertët do të vlerësojnë nëse ai është në gjendje të mirë mendore për t’u gjykuar, apo i çmendur, ka thënë gjyqtari, Cameron Mander.


I dyshuari përballet me 50 akuza për vrasje dhe 39 tentim-vrasje.

Të gjitha lajmet rreth sulmit në Zelandën e Re
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth sulmit në Zelandën e Re

Tarrant, 28 vjeçar, i cili e ka përshkruar veten si supremacist të bardhë, është paraqitur para gjykatës, derisa në seancë kanë qenë edhe familjarët e viktimave.

Sulmi që u frymëzua nga luftërat në ish-Jugosllavi

Ky sulm njëherësh është cilësuar më i përgjakshmi në Zelandën e Re.

Kryeministrja e këtij vendi, Jacinda Ardern e pati cilësuar ditën e sulmit si “një nga ditët më të rënda” për Zelandën e Re.

Ajo është zotuar për të ndaluar përdorimin e të gjitha armëve gjysmë-automatike dhe pushkëve me shënjestrim. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori