Leka Zogu u lind me 5 Prill 1939 në pallatin mbretëror në Tiranë.
Ai ishte djali i vetëm i mbretit Ahmet Zogu dhe mbretëreshës Geraldine. Princi jetoi vetëm dy ditë në Shqipëri. Familja mbretërore për shkak të pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, u detyrua të largohej.
Fëmijërinë do ta kalonte në disa vende evropiane deri në momentin kur familja mbretërore u vendos në Egjipt, më pas në Spanjë dhe Afrikën e Jugut.
Fillimisht ai do ta niste edukimin në një shkollë angleze, më pas në Egjipt për të vijuar në Zvicër. Studimet e larta do t’i ndiqte në degën e ekonomisë në universitetin e Sorbones në Francë.
Duke ndjekur traditën e familjeve mbretërore Leka Zogu do të ndiqte edhe Akademinë Ushtarake Mbretërore në Angli Sundhurst.
Me 5 Prill 1957 në hotelin Bristol ai do të kurorëzohej mbret nga Asambleja Kombëtare në mërgim. Ndërsa në vitin 1975 Leka u martua me shtetasen australiane Susan Cullen Eard. Për shumë vite pretendenti i fronit mbretëror jeton në Afrikën e Jugut.
Menjëherë pas rënies së komunizmit në Shqipëri Leka Zogu do të prononcohej për median e kohës, duke tentuar për të realizuar ambicien e tij për t’u bërë mbret i shqiptarëve.
Në vitin 1993 për herë të parë ai do të mbërrinte në Shqipëri me një pasaportë të lëshuar nga oborri mbretëror, ku si profesion në këtë pasaportë ishte shënuar “Mbret”, por autoritetet e asaj kohe i kërkuan të largohej.
Bashkë me zgjedhjet e parakohshme në qershor të vitit 1997 u mbajt edhe referendumi për formën e regjimit në Shqipëri, por dy të tretat e votuesve u shprehen kundër rikthimit të monarkisë dhe pro republikës.
Princi Leka kishte pretendime për rezultatin dhe ai u përfshi në një përplasje të armatosur të mbështetësve të tij me policinë, që kishte në mbrojtje selinë e Komisionit të Zgjedhjeve në Pallatin e Kongreseve.
Leka Zogu do të largohej nga Shqipëria për në Afrikën e Jugut, ndërkohë që një gjykatë në Tiranë do ta dënonte në mungesë me tre vjet për përfshirjen në protestën e armatosur, ku mbeti i vdekur një prej mbështetësve të tij.
Rikthimi i familjes mbretërore në Shqipëri do të përsëritej në vitin 2005 ndërkohë që në vitin 2006 ai do të deklaronte heqje dore nga aktivitetet politike.
Ai vdiq me 30 nëntor të vitit 2011 në moshën 72-vjeçare në spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditësh pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë.Pasuesi i tij si pretendent për fronin mbretëror është tashmë princi Leka./KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A