LAJMI I FUNDIT:

​Binjaket e martuara me binjakë planifikojnë të sinkronizojnë shtatzënitë (Foto)

​Binjaket e martuara me binjakë planifikojnë të sinkronizojnë shtatzënitë (Foto)

Motrat binjake që u martuan me vëllezër binjakë tani kanë në plan të lëvizin së bashku dhe madje kanë sinkronizuar shtatzëninë.

Kur Josh dhe Jeremy Salyers, 35, takuan Brittany dhe Briana Deane, 33-vjeç, ata i quan një “përrallë të dyfishtë”, dhe tani shpresojnë të krijojnë së bashku familjet e tyre.


Çiftet u takuan në një festival për binjakët në Ohajo në gusht 2017, dhe thanë se ishte dashuri në shikim të parë.

Briana u martua me Jeremy, ndërsa motra e saj Brittany u martua me Josh.

Ata u martuan njëkohësisht dhe tash zbuluan në dokumentarin e TLC se shpresojnë të kenë fëmijë në të njëjtën kohë.

Bashkëshorti i Briana, Jeremy tha në emision se dëshirojnë të kenë binjakë dhe që ata të lindin në të njëjtën ditë.

Brittany nga ana e saj konsideron se për shkak të gjeneve të pazakonshme fëmijët e tyre të ardhshëm do të duken më të afërt se sa zakonisht.

Motrat bionde janë avokate në të njëjtën firmë ligjore dhe thonë se nuk mund ta përballojnë atë nëse kanë mbetur shtatzënë në kohë të veçanta, pasi që ato ndajnë gjithçka bashkë.

Ato morën të njëjtat rezultate të provimit në të gjithë shkollën dhe thanë se “ndjenin vetminë për herë të parë” kur u ndanë për të shkuar në kolegje të ndara ligjore.

“Të jesh një binjak identik është gjëja më e afërt me magjinë që mund të posedojë dikush. Është sikur ka një sistem mbështetës të integruar. Një shok shpirti, ” tha Briana. /kp/Telegrafi/