LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet klimatike po e gjelbërojnë sipërfaqen e Antarktikut (Foto)

Ndryshimet klimatike po e gjelbërojnë sipërfaqen e Antarktikut (Foto)

Shkencëtarët kanë bërë të ditur, se ndryshimet klimatike që janë shkaktuar nga veprimtaria njerëzore, kanë nisur ta gjelbërojnë sipërfaqen e Antarktikut, ku sërish ka nisur të gjallërohet bimësia.

Hera e fundit që niveli i karbonit të dioksidit në atmosferë, ishte kaq i lartë sa ditëve të fundit – rreth 400 pjesë për milionë, apo të njohur si ppm – ishte tre milionë vjet më parë, gjegjësisht në periudhën neogjene, transmeton Telegrafi.

Ekspertët insistojnë të studiohet kjo periudhë, për të nxjerrë fakte të reja mbi të ardhmen e planetit dhe të ndihmohen njerëzit, që të mësohen me presionin me të cilin do të përballen.


Royal Meteorological Sociaety dhe Gratham Institute for Climate Change, do të zhvillojnë një diskutim me studiues, për të shqyrtuar gjendjen.

Në kohën kur niveli i karbonit të dioksidit arrinte në 400 ppm, niveli i ujërave të deteve ishte rreth 15 metra më i lartë, ndërsa temperatura ishte për dy deri në 3.5 gradë Celsius më e lartë se tani.

“Nëse e lëshoni furrë në 200 gradë Celsius, ajo nuk nxehet menjëherë në maksimum, andaj duhet të prisnin. Njëjtë ndodhë edhe me ndryshimet klimatike” ka thënë Martin Siegert, para se të zhvillohet diskutimi.

Sipas njohësve të botës së gjallë, kanë gjetur malet e dikurshme të Antarktikut, që i ftohti i kohës i ka mbuluar me borë.

Tani që akulli i ka lënë hapësirë sipërfaqeve, hapësira ka nisur të gjelbërohet dhe bimët po e kolonizojnë sërish. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Çmimi i ri i byrekut në Sarajevë thuhet se

Çmimi i ri i byrekut në Sarajevë thuhet se "i ka zënë të gjithë në befasi"

Interesante

"Sa është gjysma e 4+4?", detyra matematikore që po habit internetin

Virale
Aeroporti i Zelandës së Re shkakton reagime të shumta me shenjën që “kufizon përqafimet e lamtumirës” në tre minuta

Aeroporti i Zelandës së Re shkakton reagime të shumta me shenjën që “kufizon përqafimet e lamtumirës” në tre minuta

Interesante
Për herë të parë në Arabinë Saudite, një çift martohet nën ujë në Detin e Kuq

Për herë të parë në Arabinë Saudite, një çift martohet nën ujë në Detin e Kuq

Interesante
Elasticitet i pabesueshëm, gjarpri gëlltit një vezë dukshëm më të madhe se koka e tij

Elasticitet i pabesueshëm, gjarpri gëlltit një vezë dukshëm më të madhe se koka e tij

Virale
Një krokodil shfaqet në plazh, turistët ikin të tmerruar (Video)

Një krokodil shfaqet në plazh, turistët ikin të tmerruar (Video)

Kalo në kategori