LAJMI I FUNDIT:

Bizneset kërkojnë përfshirje më të madhe në hartimin e politikave në sektorin e shëndetësisë

Bizneset kërkojnë përfshirje më të madhe në hartimin e politikave në sektorin e shëndetësisë

Në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe anëtarët e Komitetit të Kujdesit Shëndetësor të Odës Amerikane u diskutua rreth krijimit të një sistemi të sigurimeve shëndetësore, rëndësisë së tij në vend, si dhe nevojën për një përfshirje më të madhe të bizneseve në hartimin e politikave në këtë sektor, bën të ditur OEAK përmes një komunikate për media.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, konsideroi se vazhdimi i komunikimit të mirëfilltë mes sektorit publik dhe privat në procesin e hartimit të politikave në shëndetësi është i rëndësisë primare për sigurimin e zbatueshmërisë së këtyre politikave në vend.

Ministri Ismaili potencoi se mungesa e një sistemi të sigurimeve shëndetësore ka rezultuar në kosto të larta për qytetarët por gjithashtu ka ndikuar edhe në vështirësimin e operimeve të institucioneve publike shëndetësore.


Në këtë drejtim, ai theksoi se Ministria që ai drejton tashmë është në faza të avancuara të hartimit të ligjit për sigurime shëndetësore i cili do të rregullojë në mënyrë të drejtë këtë çështje.

Kryesuesi i Komitetit të Kujdesit Shëndetësor të Odës Amerikane, Armend Agani, tha se Kosova ka nevojë për arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm të punëtorëve shëndetësorë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.

Agani falënderoi ministrin Ismaili për angazhimin e tij në rregullimin e sektorit të shëndetësisë ndërsa kërkoi për përfshirje edhe të sektorit privat në grupe punuese në hartimin e legjislacionit me ndikim të theksuar në operimet e tyre.

Më tutje, anëtarët e Komitetit të Kujdesit Shëndetësor të Odës Amerikane theksuan nevojën e zbatueshmërisë së plotë të dispozitave të ligjeve aktuale si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në çështje të cilat afektojnë këtë sektor në vend. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Kalo në kategori