Në kuadër të investimeve kapitale dhe realizimit të projekteve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Gurbardh dhe Dragobil, përkatësisht lagjen Pallanka. Në fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar banorët për këtë rrugë.
“Uroj që banorët e këtyre dy fshatrave, si dhe të fshatrave tjerë, pasi kjo rrugë shërben edhe si rrugë transite, ta gëzojnë rrugën e re, e cila shkurton për dhjetëra kilometra lidhjen mes dy fshatrave, por në të njëjtën kohë lehtëson edhe lëvizjen e fshatrave tjerë të Malishevës, të cilët lëvizin nëpër këtë rrugë, që lidhet edhe me qendrën komunale, por edhe me qytetet tjera”, ka thënë nënkryetari Berisha, me rastin e fillimit të asfaltimit të kësaj rruge.
Rruga Gurbardh-Pallanka, ka një gjatësi prej 850 metra, me gjerësi prej 5.5 metrave dhe ka rëndësi madhe, pasi banorët e këtyre dy fshatrave, është dashur që së pari të shkojnë në Malishevë, e pastaj të mbërrijnë në tek njëri tjetri, duke e shkurtuar rrugën për më shumë se dhjetë kilometra.
Kjo rrugë, përveç që lidhë fshatrat Dragobil e Gurbardh, lidhë edhe Mirushën dhe Burimin dhe është një lloj transiti, pasi fshatrat në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Malishevës, mund ta shfrytëzojnë këtë rrugë, për tu lidhur në magjistralen Malishevë-Rahovec në drejtim të Prizrenit e Gjakovës, sikur që lidhë edhe me rrugët që shkojnë në drejtim të Suharekës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Rritja e zhvillimit ekonomik - bëhet thirrje për bashkëpunimin e bizneseve me Qeverinë
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'