LAJMI I FUNDIT:

Magno: Ligji për OJQ-të i rëndësishëm, të mos ketë kthim mbrapa

Magno: Ligji për OJQ-të i rëndësishëm, të mos ketë kthim mbrapa

Kosova ka shënuar disa rezultate pozitive në pengimin e margjinalizimit në Kosovë, por ende mbetet shumë punë për t’u bërë.

Kështu u tha në në konferencën “Tejkalimi i margjinalizimit – Çka tani dhe çka më tutje?.

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATEC), Kushtrim Kaloshi, tha se qëllimi i kësaj konference vjetore është fuqizimi i grupeve të margjinalizuara dhe gjetjen e zgjidhjeve adekuate për këtë kategori të shoqërisë.


Sipas tij, falë aktivitetit të tyre në bashkëpunim me shumë organizata dhe USAID ka pasur rezultate të prekshme për t’u dalë në ndihmë grupeve të margjinalizuara.

Drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, tha se krijimi i ligjit për OJQ-të është shumë i rëndësishëm, prandaj ka kërkuar që të mos të ketë kthim prapa për këtë ligj.

Magno tha se duhet të sigurohemi që në rrugën e zhvillimit të Kosovës mos të mbetet prapa asnjë qytetar.

Ajo po ashtu tha se ndonëse roli i gruas është ngritur në Kosovë mbetet shumë për të bërë, teksa ka rekomanduar që të gjithë komuniteteve t’u dëgjohet zëri i tyre dhe të kundërshtojnë praktikat që nuk janë të duhura.

Arbër Nuhiu nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Sociale (CSGD) tha se për shkak të kulturës, komuniteti LGBT vazhdon të jetë ndër më të margjinalizuarit në shoqërinë kosovare./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori