LAJMI I FUNDIT:

Anketa e PIPS: Qytetarët mendojnë se LDK ka programin më të mirë të integrimit euro-atlantik (Video)

Anketa e PIPS: Qytetarët mendojnë se LDK ka programin më të mirë të integrimit euro-atlantik (Video)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), me përkrahjen e Konrad Adenauer Stiftung (KAS) sot ka publikuar anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e Qytetarëve të Kosovës”.

Hulumtuesi i PIPS, Butrint Berisha, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka folur për rezultatet e anketës dhe metodologjinë e këtij hulumtimi.

Berisha ka thënë se hulumtimi është zhvilluar në 38 komuna të Kosovës, duke përdorur metodën sasiore të hulumtimeve, duke përfshirë edhe komunat e banuara me serb.


Njëra nga pyetjet e kësaj ankete ka qenë “Cilës parti i besoni në procesin e integrimit euro-atlantik si dhe në kultivimin e marrëdhënieve me shtetet partnere të Kosovës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Berisha ka thënë se pyetja është aktuale edhe për shkak të deklaratave të ndryshme ndaj zyrtarëve të huaj në Kosovë.

“Në bazë të anketave rezultatet favorizojnë LDK-në me 22%, në vendin e dytë janë renditur Vetëvendosje dhe PDK me 17%”.

Hulumtuesi i PIPS, thotë se edhe në pyetjen tjetër në lidhje me partitë politike që ka qenë “Cilat nga partitë politike mendoni se ka programin dhe politikat më cilësore për të qeverisur Kosovën”, LDK qëndron më mirë se subjektet tjera.

“Edhe në këtë pyetje LDK ka qenë e para por diferenca mes partive ka qenë më e vogël. LDK ka marrë 21% të besimit të anketuarve, Vetëvendosje 20% ndërsa PDK ka marrë 16%”, tregoj ndër të tjera Butrint Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori