LAJMI I FUNDIT:

Tahiri falënderoi BE-në për mbështetjen e dhënë për Agjendën “Drejtësia 2020”

Tahiri falënderoi BE-në për mbështetjen e dhënë për Agjendën “Drejtësia 2020”

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Komandantin e Operacioneve Civile të BE-së, Vincenzo Coppola, i shoqëruar nga shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Ambasadorja Alexandra Papadopoulou.

Tahiri ka falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm që ka pasur me Bashkimin Evropian në veçanti me Misionin e EULEX-it, që pas 10 viteve të mandatit ekzekutiv, tash përvojën e gjatë dhe të dobishme  është duke e ndarë me institucionet e sundimit të ligjit përmes mandatit të ri këshillues.

Duke qenë se drejtësia për herë të parë është në përgjegjësinë e institucioneve të vendit, ministri Tahiri ka theksuar se ka ndërmarrë një agjendë të veçantë, “Drejtësia 2020”, së bashku me Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial, agjendë kjo që ka marrë mbështetjen dhe vëmendjen e duhur edhe nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe partnerëve tjerë.


Agjenda përmban një listë të gjatë të aktiviteteve konkrete që do të bëjnë institucionet publike përgjegjës për dështimet dhe sukseset në sektorin e drejtësisë, me synim të përmbylljes së tranzicionit në këtë sektor dhe rikthimin e plotë të besimit të qytetarëve në shtetin ligjor.

Fokus tjetër i kësaj Agjende, sipas ministrit Tahiri, është edhe fuqizimi i organeve ligjzbatuese sidomos në përgjegjësitë që kanë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Kalo në kategori