LAJMI I FUNDIT:

MZHE: Termocentrali ‘Kosova e Re’ në pajtim me të gjitha kriteret ndërkombëtare të mjedisit

MZHE: Termocentrali ‘Kosova e Re’ në pajtim me të gjitha kriteret ndërkombëtare të mjedisit

Termocentrali “Kosova e Re” do të plotësojë kriteret më të ashpra evropiane për mbrojtje të mjedisit dhe të ndërtohet në pajtim me teknikat më të mira ekzistuese. Kështu thuhet në buletinin e muajit mars rreth sektorit energjetik, prezantuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE).

Sipas MZHE-së, termocentrali “Kosova e Re” do të zvogëlojë emetimet e pluhurit për rreth 93 për qind, ato të dyoksidit të karbonit për rreth 38 për qind, të dyoksidit të sulfurit për rreth 85 për qind dhe të NOx për rreth 93 për qind.


“Standardet që duhet t’i përmbushin termocentralet caktohen nga rregulloret e Komisionit Evropian. Vendimi zbatues i Komisionit 2017/1442 i datës 31 korrik 2017, për themelimin e teknikave më të mira ekzistuese (BAT), në kuadër të Direktivës 2010/75/EU të Parlamentit dhe Këshillit Evropian”, thuhet në buletinin e MZHE-së, përcjell Telegrafi.

Përveç tjerash, kjo teknologji e emëruar si “ultra-super kritike”, do të shënojë përmirësime edhe në efiçiencë dhe në konsumin e ujit, që përdoret për ftohje të impianteve, ani pse kjo nuk është e përcaktuar me direktivat evropiane.

Kriteret e paraqitura kundrejt parametrave teknike të cilat do t’i përmbush termocentrali ‘Kosova e Re’

“Në të ardhmen, termocentrali ‘Kosova e Re’ do të rrisë kapacitetin e ngrohjes termike që do të mundësojë zgjerimin e rrjetit në Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë. Kjo energji do të furnizojë me ngrohje 20 mijë konsumatorë të rinj. Në këtë mënyrë, kogjenerimi largon varësinë nga energjia elektrike dhe burime të tjera alternative për ngrohje”, thuhet ndër të tjera në raport. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dogana e Kosovës pranon 1,360 aplikime për pozitat e reja doganore - procesi përzgjedhës së kandidatëve drejt përfundimit

Dogana e Kosovës pranon 1,360 aplikime për pozitat e reja doganore - procesi përzgjedhës së kandidatëve drejt përfundimit

Jehona Hulaj
Nissan X-Trail, hibridi më i avancuar në treg

Nissan X-Trail, hibridi më i avancuar në treg

Auto Mita
Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

Korporata Rugove lanson në treg produktet e reja të qumështit

Korporata Rugove
Kur është mosha ideale për heqjen e dioptrisë me laser?

Kur është mosha ideale për heqjen e dioptrisë me laser?

Kubati
Ministria e Financave, pensionistëve: Kujdes ndaj lajmeve të rreme për skemat pensionale

Ministria e Financave, pensionistëve: Kujdes ndaj lajmeve të rreme për skemat pensionale

Ekonomi
Kartelat gati, të gatshëm për zbritje!

Kartelat gati, të gatshëm për zbritje!

Bau Market
Kalo në kategori