Fshati i braktisur Houtouwan në ishullin kinez Shengshan, duket vërtetë përrallor, dhe për këtë është bërë atraksion turistik. Megjithatë është një destinacion i pazakontë për turistët.
Jo larg nga Kina kontinentale dhe 64 kilometra nga Shangai, gjendet Shengshan. Ky ishull është vetëm pak kilometra i gjerë, dhe është i mbuluar me kodra të larta, e gjëja e vetme që e bën të veçantë është fshati i dikurshëm i peshkatarëve Houtouwan, transmeton Telegrafi.
Dikur Houtouwan ka qenë fshat i populluar kryesisht me peshkatarë, kurse gjatë viteve të ’80-ta numëronte tremijë banorë. Megjithatë, zhvillimi i shpejtë i Kinës ka lënë gjurmë në fshatra. Anijet u bën atë që të mëdha sa që nuk mund të lundronin në portin e Houtouwanit. Ky fakt nuk paraqiste vetëm një problem ekonomik, por gjithashtu ndikonte në nevojat themelore për një jetë të qetë.
Problem tjetër paraqiste vendndodhja e lartë dhe kështu fshatarët filluan të largohen, e në vitin 2002 ky fshat edhe zyrtarisht mbeti pa as edhe një banorë. Atë sot e ka pushtuar natyra. Shtëpitë janë të mbuluara me gjelbërim dhe ndoshta edhe për këtë ka marrë emrin e fshatit më të gjelbër në botë.
Por, kur në vitin 2015 u “rizbulua”, brenda pak muajve rifitoi epitetin e destinacionit të preferuar për turistë nga e mbarë bota. Megjithatë, autoritetet brengoseshin se si do t’ia dalin me numrin e madh të turistëve që do ta “pushtojnë” ishullin.
Shtëpitë janë të ndërtuara nga majat e kodrave e deri në det. Disave u mungojnë muret e ndoshta edhe kulmet, kurse vegjetacioni i ka pushtuar edhe nga brenda. Në këto shtëpi kanë mbetur mobiliet dhe gjësendet e tjera të paprekura, dhe duket sikur magjistari i ka zhdukur njerëzit dhe i ka zëvendësuar me gjelbërim, dhe kështu bari rritet edhe nëpër shtretër dhe dollapë.
“Në fshatrat tjera fqinje ka ende banorë. Vetëm Houtouwan ka mbetur pothuajse i boshatisur dhe i është dorëzuar natyrës”, ka deklaruar fotografi Jian që ka pasur rastin ta vizitojë këtë vend magjik.
Kurse turistët që ia mësyjnë këtij vendi, rrugëtimin deri në këtë fshat mund ta konsiderojnë si ushtrime të përkryera, kurse në afërsi mund të blejnë vetëm shishe me ujë e tashmë disa persona janë rikthyer që të punojnë si ciceronë. E për të mbetur ata pak njerëz gjallë, vizitorët duhet të paguajnë një shumë të caktuar të parave si “biletë” për t’u futur në fshat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!