LAJMI I FUNDIT:

Lluka: Ligji i ri sjell lehtësime për familjarët e të pagjeturve

Lluka: Ligji i ri sjell lehtësime për familjarët e të pagjeturve

Nëpërmjet një ligji të ri, familjarëve të personave të pagjetur nga koha e luftës në Kosovë, do t’u thjeshtësohen procedurat për marrje të pensionit.

Sipas këshilltarit të Kryeministrit, Jahja Lluka, familjarët e të zhdukurve do të përfitojnë edhe në aspektin shëndetësor dhe në atë të transport rrugor.


Lluka që nuk e tregoi koston financiare të krejt këtyre ndryshimeve në këtë dokument, deklaroi se të njëjtat janë të përballueshme për kuletën e shtetit, raporton Klan Kosova.

“Ka mundësi që këto mjete të futen në rishikim të buxhetit.  Qëndrimi I kryeministrit është që pa marrë parasysh koston e këtij koncept dokumenti, apo këtij ndryshimi të ligjit, të gjitha do t’u paguhen familjarëve të të pagjeturve”, tha Lluka.  /Telegrafi/