LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në afërsi të Kriva Pallankës

Zjarr në afërsi të Kriva Pallankës

Banorët lokal të fshatit Petrallica të Kriva Pallankës, alarmojnë se ka zjarr të madh në fshatin e tyre, menjëherë mbi shkollën.

Fotografitë janë shqetësuese. Brigada kundër zjarrit është në terren, por është e nevojshme edhe ndihma e popullatës lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ditëve të fundit janë intensifikuar zjarret në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa për shkak zjarreve është ndaluar edhe lëvizja nëpër pyjet e vendit.

Opozita maqedonase kërkon përgjegjësi për, siç thonë ato 500 zjarret në muajin mars ndërsa nga pushteti thonë se po menaxhojnë me zjarret./Telegrafi/