LAJMI I FUNDIT:

“Orvatet” për katër minuta për ta kapur peshkun gjigant – peshkatari në fund u fotografua me të dhe e riktheu në ujë (Video)

“Orvatet” për katër minuta për ta kapur peshkun gjigant – peshkatari në fund u fotografua me të dhe e riktheu në ujë (Video)

John Wisdom nga Florida kishte dalë për peshkim së bashku me gruan, kur në grep u kap diçka që filloi t’ia dridh shkopin.

E duke parë se ishte diçka shumë e madhe dhe e fuqishme, vendosi me çdo kusht që mos ta lëshojë nga dora shkopin. Nga frika se do ta humb, filloi të vrapoj nëpër urë, transmeton Telegrafi.

Për plotë katër minuta u “orvat” me peshkun gjigant të cilin në fund e nxori nga uji. Bëhej fjalë për një lloj të rrallë të peshkut, kurse John pasi realizoi një fotografi me peshkun, vendosi ta lëshoj duke e rikthyer në ujë.


Shumë persona kanë përshëndetur veprimin e tij, derisa një grup tjetër pretendon se ai e ka lënduar peshkun pasi i është ngulur grepi.

“Është e kundërligjshme të peshkosh këtë lloj peshku, kurse John as që e ka besuar se një peshk i tillë do të përfundojë në grepin e tij”, ka shkruar një komentues. /Telegrafi/