LAJMI I FUNDIT:

Bizneset kosovare ballafaqohen me sfida në shfrytëzimin e përfitimeve të MSA-së

Bizneset kosovare ballafaqohen me sfida në shfrytëzimin e përfitimeve të MSA-së

Ka shumë përfitime që dalin nga Marrëveshje e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës për ekonominë e Kosovës, megjithatë rritja e eksporteve kosovare në drejtim të tregut të Bashkimit Evropian është ende larg niveleve të dëshiruara. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e titulluar ‘Rritja e përfitimeve të Bashkimit Evropian’ ku u diskutua në lidhje me përmbushjen e obligimeve që dalin nga kjo Marrëveshje, por edhe përfitimet në aspektin ekonomik nga kjo marrëveshje.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se kjo Marrëveshje përbënë një kornizë mjaft të vlefshme që duhet të shfrytëzohet nga ana e bizneseve të sektorëve të ndryshëm, duke theksuar se pritshmëritë kanë qenë shumë më të larta në kohën kur është nënshkruar.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se arritja e kësaj marrëveshjeje e cila është e para kontraktuale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian parasheh mes të tjerash fuqizimin e demokracisë, rritjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare, promovimin e bashkëpunimit rajonal, e po ashtu edhe zhvillimin ekonomik.


Hoxha tha se zbatimi i gamës së gjerë të reformave që përfshijnë përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian si dhe rritja e qasjes së bizneseve në tregun evropian janë kyçe në maksimizimin e përfitimeve që dalin nga Marrëveshje e Stabilizim-Asociimit.

Ajo shtoi se institucioni që ajo drejton do të vazhdojë të koordinojë zbatimin e obligimeve që dalin nga zbatimi i Marrëveshjes si dhe Agjendën për Reforma Evropiane duke shtuar se kjo marrëveshje tashmë ka rezultuar në zhvillime pozitive direkte si dhe indirekte duke përmendur rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, investimeve të huaja dhe të hyrave buxhetore.

Përfaqësuesit e bizneseve që ishin pjesë e panelit folën për sfidat dhe mundësitë me të cilat ata përballen pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, duke dhënë edhe rekomandimet e tyre lidhur me atë se çfarë duhet të bëjnë institucionet e shtetit për të ndihmuar në informimin më të mirë të bizneseve për përfitimet e Marrëveshjes si dhe fuqizimin e kapaciteteve të tyre.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori