LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Taksa nuk hiqet pa plotësimin e kushteve

Limaj: Taksa nuk hiqet pa plotësimin e kushteve

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe derisa të reflektojë Beogradi zyrtar.

Ai tha për televizionin publik se taksa nuk do të hiqet pa plotësimin e kushteve nga ana e Serbisë.

“Janë qindra arsye që na kanë detyruar ta vëmë taksën. Duhet të pushojnë arsyet për ta hequr taksën. Taksa nuk do të hiqet pa plotësimin e kushteve. Besoj se kjo është e qartë për të gjithë. Vetvetiu taksa nuk hiqet pa plotësimin e kushteve, kërkesave të Kosovës që ka në raport me Serbinë”, tha Limaj duke shtuar se pret që Serbia të reflektojë në këtë drejtim.


Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur disa herë se taksa, e vendosur në nëntorin e vitit të kaluar, nuk do të hiqet derisa Serbia të njohë shtetin e Kosovës.

Nga ana e saj, Serbia ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut me heqjen e taksës.

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori