LAJMI I FUNDIT:

Pingpong, Kreshnik Mahmuti dhe Era Janjeva shpallen kampionë për U-21

Pingpong, Kreshnik Mahmuti dhe Era Janjeva shpallen kampionë për U-21

Të shtunën dhe të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për herë të dytë, u mbajt Kampionati individual për grupmoshën U-21. Morën pjesë rreth 50 pingpongistë dhe pingpongiste më të mira të kësaj grupmoshe. Ditën e parë u zhvilluan garat në grupe, kurse ditën e dytë u zhvilluan garat në çifte për meshkuj dhe për femra, si dhe garat individuale për të dyja konkurrencat.

Te çiftet e femrave pjesëmarrja ishte e pakët në numër, andaj mungoi edhe cilësia përveç finales ku u takuan çifti gjilanas, Alma Mehmeti (KPP Drita)/Bleona Mehmeti (KPP Drita) dhe ai vushtrrias Edona Shabani (KPP Vushtrria)/Rinesa Imeri (KPP Vushtrria).


Gjilanaset me lojë të mirë dhe të sigurtë e fituan finalen me rezultatin 3-0 në sete. Në konkurrencën e meshkujve, si zakonisht u tregua pingpong më cilësor dhe atraktiv.

Si befasi mund të konsiderohet triumfi i dyshes nga Vushtrria Bivolaku/Muli, që shënuan fitore ndaj prishtinasve Luta/Shala që konsideroheshin si favoritë.

Në gjysmëfinalen tjetër, dyshja prizrenase Mahmuti/Karabaxhaku pa vështirësi u plasuan në finale. Prizrenasit, si favoritë absolut pa ndonjë vështirësi e fituan ndeshjen finale dhe u shpallën kampion.

Në ndeshjet individuale në shortin kryesor, te femrat ndeshje të mira zhvilluan tetë lojtaret më të mira. Në gjysmëfinale u renditën Alma Mehmeti, Edona Shabani, Era Janjeva dhe Bleona Mehmeti. Në gjysmëfinalen e parë, në një ndeshje të bukur dhe dramatike sa i përket epilogut fitore ndaj Edona Shabanit, shënoi Alma Mehmeti me rezultatin 4-3 në sete.

Në gjysmëfinalen e dytë, Era Janjeva me lojë të mirë sulmuese arriti ta thyejë mbrojtjen e Bleonës dhe fitoi me rezultatin 4-1.

Ndeshja finale ndërmjet Almës dhe Erës doli të jetë shumë e fortë dhe e tërheqëse. Të dyja lojtaret e morën nga një set, për tu shkëputur pastaj Era duke fituar setin e tretë dhe të katërt dhe këtë epërsi nuk e lëshoi deri në fund duke e fituar setin e pestë dhe krejt takimin me rezultatin 4-1.

Te djemtë pati shumë ndeshje të mira dhe me cilësi e rivalitet të lartë. Deri në gjysmëfinale u renditën katër lojtarët më të mirë Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Yll Dragidella dhe Blendon Luta. Gjysmëfinalja e parë ndërmjet Mahmutit dhe Dragidellës i takoi bindshëm Mahmutit me rezultatin 4-0 në sete. Në gjysmëfinalen e dytë, Fatih Karabaxhaku e arsyetoi epitetin e favoritit dhe fitoi ndaj Blendon Lutës me rezultatin 4-0 në sete.

Finalja ofroi pingpong shumë cilësor dhe tërheqës për të gjithë të pranishmit në sallë. Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku të dy lojtarët e fituan nga një set. Setin e tretë e fitoi Kreshniku me 11-8 dhe mori epërsinë të cilën e ruajti deri në fund të ndeshjes duke fituar me rezultatin përfundimtar 4-1 në sete duke e mbrojtur titullin e kampionit nga vitit i kaluar për U-21.

RENDITJA

INDIVIDUALE – FEMRAT

1. Era Janjeva

2. Alma Mehmeti

3. Bleona Mehmeti

3. Edona Shabani

INDIVIDUALE – MESHKUJT

1. Kreshnik Mahmuti

2. Fatih Karabaxhaku

3. Blendon Luta

3. Yll Dragidella

Çiftet Meshkuj

1. Kreshnik Mahmuti (KPP Lidhja e Prizrenit)/Fatih Karabaxhaku (KPP Lidhja e Prizrenit)

2. Aulon Bivolaku (KPP Vushtrria)/Altin Muli (KPP Vushtrria)

3. Blendon Luta (KPP Shkolla)//Jon Shala (KPP Prishtina)

3. Sylejman ÇERKINI (KPP shkolla Ahmet Hoxha)/Dren ÇERKINI (KPP shkolla Ahmet Hoxha)

Çiftet – Femra

1. Alma Mehmeti (KPP Drita)/Bleona Mehmeti (KPP Drita)

2. Edona Shabani (KPP Vushtrria)/Rinesa Imeri (KPP Vushtrria)

3. Jerina Rexhepi (KPP Ahmet Hoxha)/Shega Hashani (KPP Ahmet Hoxha)

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori