LAJMI I FUNDIT:

“Drejtoria doganore as nuk ka punësuar as nuk ka shpallur konkurs për punësim”

“Drejtoria doganore as nuk ka punësuar as nuk ka shpallur konkurs për punësim”

Nëpërmjet një njoftimi nga Drejtoria e doganave thuhet se kjo drejtori as nuk punëson as nuk ka shpallur konkurs për punësim në gazetat ditore..

Drejtoria doganore demanton pretendimet e zëdhënësit të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Naum Stoillkovski, se “para zgjedhjeve është shpallur konkurs për 22 punësime të parakohshme në drejtorinë doganore”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në shpallje është e qartë se bëhet fjalë për konkurs të marrëveshjeve për prokurime publike për shërbimin e punësimit të parakohshëm”, thonë nga kjo drejtori duke shtuar se ky prokurim është sipas Ligjit për prokurime publike me plan për furnizime publike për vitin 2019 sjellur më 24.01.2019 nga ana e drejtorit të drejtorisë doganore.


Stoillkovski: Tre ditë para fushatës është shpallur konkurs për punësime në doganë
Lexo po ashtu Stoillkovski: Tre ditë para fushatës është shpallur konkurs për punësime në doganë

Plani, siç njoftojnë nga kjo drejtori, është publikuar në web-faqen e drejtorisë së doganave ndërsa furnizimi i planifikuar ka numrin 21.

Ata theksojnë se bëhet fjalë për gënjeshtër dhe përpjekje për dezinformim të opinionit.

“Një mënyrë e tillë e informimit të opinionit është tendencioze nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe tërësisht është në kundërshtim me etikën politike dhe profesionale”, thonë në fund të njoftimit nga drejtoria doganore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori