LAJMI I FUNDIT:

Apple ka anuluar zyrtarisht mbushësin ‘wireless’, AirPower

Apple ka anuluar zyrtarisht mbushësin ‘wireless’, AirPower

Duket se Apple ka anuluar pajisjen e ardhshme të mbushësit energjik ‘wireless’, AirPower.

Në një deklaratë të bërë për TechCrunch, Dan Riccio, zëvendës-drejtori i Apple në departamentin e zvhillimit të pajisjeve, tha: “Pas shumë përpjekjesh kemi konkluduar se AirPower nuk do të arrijë standardet tona të larta dhe ne kemi anuluar projektin.


Kërkojmë ndjesë për ata konsumatorë që prisnin me padurim këtë lansim. Ne vazhdojmë të besojmë se e ardhmja është pa tela dhe jemi të përkushtuar që ta shtyjmë përpara përvojën me ‘wireless’.”

Nëse jeni të befasuar për këtë pjesë të lajmeve, nuk jeni vetëm. Kjo për shkak se vetëm javën e kaluar, një imazh i ri i AirPower u zbulua i fshehur në faqen e internetit të Apple.

Pajisja u shfaq edhe një herë në paketimin e AirPod-it të gjeneratës së dytë, me thashetheme se mund të lansohej këtë javë, por kjo nuk do të ndodhë.

Është gjithashtu pak e pashembullt për Apple, sepse kompania nuk ka anuluar kurrë një produkt pasi që është shfaqur zyrtarisht, duke e bërë këtë një rast shumë të rrallë.

Ka pasur raporte në të kaluarën se Apple mund të kërkonte të shuante projektin për shkak të problemeve të ndryshme hardverike, por pastaj filloi të dukej sikur kompania kishte arritur të zbulonte një zgjidhje përreth tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Twitter kufizon

Twitter kufizon "Space"

Teknologji
Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Këto janë vendet që kanë ndaluar TikTok-un

Teknologji
Twitter vendosi në ankand një mori prej gjërave nga zyrat e San Franciskos, statuja e logos së famshme u shit për 100 mijë dollarë

Twitter vendosi në ankand një mori prej gjërave nga zyrat e San Franciskos, statuja e logos së famshme u shit për 100 mijë dollarë

Teknologji
Kalo në kategori